Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se për një kohë shumë të shkurtër i janë siguruar vendet për parkim taksistëve përgjatë rrugës “ Garibaldi”, të cilët më herët i parkonin veturat në hyrje të bulevardit “Xhorxh Bush”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në realizimin e Panit të Mobilitetit përfshihen, 4 vende për personat me aftësi të kufizuara, 2 vende për veturat që kanë shenjën “Baby on Board”, 4 vende për motoçikleta, 2 Lokacione për 20 biçikleta, Biçikleta private, RENT BIKE Prishtina, 12 vende për Auto Taxi me numra të licencës pas aplikimit të tyre në DSHP, 2 vende deri në 10 min Loading Bay, Veturat tjera afërsisht 25 deri 30.