Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Ramaka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi “Ramiz Sadiku”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se tribuna te stadiumi “Ramiz Sadiku” , do të ketë 500 ulëse dhe me një infrastrukturë përcjellëse super moderne, me zhveshtore toalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe.
Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, drejtorin e sportit Granit Rugova kanë vizituar punimet që po bëhen në realizimin e këtij projekti.