Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Festivali “Sanatla Uyanmak”, tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit

Sht 18, 2023

Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak” (“Zgjimi me Art”) po vazhdon prej 21 vitesh, të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.

Festivali ndër vite ka realizuar shumë aktivitete si ekspozita, koncerte, shfaqje skenike dhe teatrale si dhe promovim të librave, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore me tematika të ndryshme të trajtuara në kuadër të festivalit çdo vit.

Sivjet tema e festivalit ishte “Filigran”, një nga artizanatet më të rëndësishme në qytetin e Prizrenit. Prezent në hapje ishin ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe Ambasadori Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët i përshendetën të pranishmit dhe i përgëzuan organizatorët për festivalin, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM