Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot qytetarët iu kanë bashkuar kryeqendrave të botës në “Ditën pa Makina”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se sot ka qenë një rast i mrekullueshëm për të ndryshuar rutinën tonë dhe për të shijuar një ditë më të pastër për mjedisin.
Sot ju qytetarë të dashur nga ora 10:00 e deri në 15:00, keni pasur mundësinë të shfrytëzoni biçikletat e trotinetët për transport në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, si një mënyrë e veçantë për të shënuar ditën botërore PA MAKINA.
Formë e shkëlqyeshme për të rritur ndërgjegjësimin ndaj mjedisit dhe për të zvogëluar ndikimin negativ në planetin tonë të bukur.