Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: UP renditet në Times Higher Education (THE), pikë referimi global për përsosmëri në arsim të lartë

Sht 29, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se për herë të parë që nga themelimi, Universiteti i Prishtinës është renditur në Times Higher Education (THE), pikë referimi global për përsosmëri në arsim të lartë, kërkim shkencor dhe inovacion.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se renditja vjetore “THE” vlerëson universitetet në mbarë botën në: mësimdhënie, hulumtim, citime, të hyrat nga industria dhe nga përspektiva ndërkombëtare duke përdorur 13 tregues të përformancës për të ofruar krahasime gjithpërfshirëse dhe të balancuara. Në këtë renditje përfshihen 1,904 universitete nga 108 vende të ndryshme të botës, të cilët rangohen duke llogaritur përformancën e institucioneve të arsimit të lartë.

 

Përgëzoj Universitetin e Prishtinës dhe gjithë stafin për punën e tyre drejt përmirësimit të cilësisë dhe rangimit të universitetit në lista të njohura ndërkombëtarisht.

 

Si Ministri e Arsimit do të vazhdojmë ti mbështesim plotësisht drejt arritjes së standardeve që qojnë në avancim të cilësisë dhe performancës.

 

Më shumë detaje në: https://www.timeshighereducation.com/world-university-rankings/university-prishtina?fbclid=IwAR37sfCQ8-v0esxkWCLPaOifz48f2HhL2Fp1v2fSOCmrf7WoQg_BtW4ifpw

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM