Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana e Kosovës dhe Bordi i Tatimeve dhe Doganave të Estonisë forcojnë bashkëpunimin

Tet 28, 2023

Në kuadër të projektit për Menaxhimin e Financave Publike, i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga GIZ, Dogana e Kosovës ka zbatuar disa nisma të përkrahura nga projekti për të reformuar organizatën me vizionin e krijimit të konceptit të organizatës së orientuar në shërbim ndaj publikut dhe bizneseve, kolektivisht referuar si shërbim ndaj klientit.

Pas një morie të proceseve të suksesshme në këto iniciativa dhe bazuar në organizimin e përbashkët me projektin e BE-së, Dogana e Kosovës, e udhëhequr nga drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë dhe udhëheqësi i projektit, Boris Petkov, kanë zhvilluar një takim me homologët nga Bordi i Tatimeve dhe Doganave i Estonisë.

Takimi është hapur nga zv. drejtoresha për Dogana Ursula Riimaa, për të vijuar me prezantimin nga drejtori i përgjithshëm Llugaliu.

Agjenda mbuloi një gamë të gjerë temash thelbësore, duke përfshirë prezantime të përgjithshme të organizatave doganore në të dy vendet, planifikimin operacional dhe afarist të doganave, sfidat e burimeve njerëzore dhe diskutimet mbi iniciativat dhe programet e ndërtimit të kapaciteteve.

Takimi u thellua gjithashtu në proceset e modernizimit, duke shfaqur trendët më të fundit në modernizimin e doganave në Estoni, studimet e rasteve dhe praktikat më të mira. Gjithashtu, sesioni theksoi rolin vendimtar të zgjidhjeve të IT në dogana, duke theksuar rëndësinë e tyre në zbatimin e tregtisë elektronike, digjitalizimin dhe automatizimin.

Pjesëmarrësit eksploruan gjithashtu çështje me rëndësi të sigurisë, të tilla si zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe një qasje e orientuar drejt shërbimeve ndaj proceseve doganore.

Nga diskutimet u arrit të mësohen njohuri të vlefshme për treguesit kryesorë të performancës (TKP) dhe lidhjen e tyre me sistemet, si dhe efektivitetin e performancës doganore në nivel të BE-së. Diskutimet u zhvilluan gjithashtu rreth sistemeve kryesore dhe bazave të të dhënave të përdorura për gjurmimin e indikatorëve të perofrmancës.

Një vizitë në Qendrën e brifingut e-Estonia pasuroi të kuptuarit e qasjeve novatore të Estonisë ndaj digjitalizimit të shërbimeve publike. Sipas agjendës së dakorduar, delegacioni nga Dogana e Kosovës dhe udhëheqësi i projektit Petkov, vizituan vendkalimin kufitar Narva me Rusinë, me synimin për të parë më shumë nga praktika dhe Infrastruktura e automatizimit të vendkalimeve kufitare.

Dogana e Kosovës dhe Bordi i Tatimeve dhe Doganave të Estonisë mbeten të përkushtuara për të nxitur bashkëpunimin, për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të vazhduar zhvillimin e operacioneve të tyre doganore në kontekstin e Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM