Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti uron Republikën e Turqisë në 100-vjetorin e saj

Tet 28, 2023

Me ftesë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen për nder të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në mesin e shumë të pranishmëve në këtë ceremoni festimi, kryeministri Kurti u shprehu urimet e tij më të përzemërta ambasadorit Angılı, Presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan dhe gjithë popullit të Turqisë, teksa festojnë ​një shekull të jashtëzakonshëm përparimi, rritjeje dhe vendosmërie të palëkundur.

Në këtë ditë të veçantë, ai tha se duhet t’i kushtojmë një nderim të veçantë figures së Mustafa Kemal Ataturk, udhëheqja vizionare e të cilit dhe përkushtimi ndaj modernizimit dhe demokratizimit kanë lënë një gjurmë të përhershme në historinë e Turqisë. Trashëgimia e Ataturkut është ajo e modernitetit, sekularizmit dhe përparimit, shtoi kryeministri.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy Republikave dhe dy popujve, kryeministri Kurti u shpreh se dy vendet ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm, të rrënjosur në respektin dhe bashkëpunimin reciprok, kurse komuniteti shqiptar në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimit kulturor, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pasurimin e strukturës shoqërore të shoqërive tona përkatëse.

“Ky shkëmbim i thellë idesh, traditash dhe përvojash, përgjatë shumë brezave, vazhdon edhe sot të ushqejë marrëdhënien tonë, duke krijuar lidhje të pathyeshme miqësie”, tha ai në fjalën e tij.

Më tej, kryeministri veçoi se mbështetja e palëkundur e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës vlerësohet thellësisht nga populli i Kosovës.

“Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, shtoi ai.

Në shënim të këtij përvjetori historik për Republikën e Turqisë, kryeministri Kurti rikonfirmoi përkushtimin për të forcuar e thelluar marrëdhëniet dypalëshe në vitet në vijim, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM