Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë të ditur se në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, SHBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme.
SHBA mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medias dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët.






