Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Shkolla e parë shqipe (gjimnazi i vjetër) “Ismail Qemali” në Ferizaj, ndërtesë së cilës iu vu zjarri një ditë pas nisjes së punimeve nga Ministria e Kulturës, tashmë është restauruar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme.
Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit. Kjo është dëshmi për përkushtimin institucional e profesional dhe masat që do të ndërmerren për secilin aset të trashëgimisë kulturore ku tentohet shkatërrimi. Do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme.
Kultura do të fitojë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






