Që nga themelimi në vitin 2000, qëllimi kryesor i KosovaLive ka qenë ofrimi i lajmeve të paanshme dhe të pavarura. Puna jonë asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani, kur jemi të rrezikuar çdo sekond nga pesha e dezinformatave dhe propagandës në formën e “fakenews”. Çdo kush është i/e rrezikuar nga fakenews, megjithatë më të ndjeshmit/et janë personat të cilët/at nuk kanë qasje në mundësi dhe edukim.
Me qëllim të përmirësimit dhe të adresimit të kërcënimit nga fakenews, ne do të trajnojmë gazetarë, do t’ju ofrojmë punë praktike dhe zhvillim profesional minoriteteve në organizata mediale dhe do të prodhojmë përmbajtje profesionale mediale për lexuesit. Këtu i kemi disa fotografi nga lansimi i bashkëpunimit tonë me mediat e minoriteteve nga e gjithë Kosova. Çfarë është #fakenews? Fakenews, është propagandë, e cila përmbanë dezinformatë të qëllimshme për shpërndarje në gazeta, televizione, radio, portale dhe në media sociale. Informatat e shtrembëruara shpeshherë shpërndahen përmes mediave sociale, por ndodhë që përfundojnë edhe në mediat e tjera.
Fakenews krijohet me qëllim tē mashtrimit të lexuesit, të dëmtimit të reputacionit, të entitetit, të personit, duke fituar në këtë mënyrë financiarisht ose politikisht, Ky projekt mbështetet nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo
Për më shumë foto nga kjo ditë, KLIKO KËTU!