Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është publikuar lista me emrat e përfituesve të mbështetjes financiare për doktoratë për studentët të cilët ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” të vitit 2023.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se Këshilli Shkencor i MAShTI ka vlerësuar se 43 kandidatë i kanë plotësuar kriteret e konkursit dhe kanë qenë brenda listës në top 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai”.Shuma e mbështetjes financiare për secilin student është 8,500 euro.


https://drive.google.com/file/d/1YJ8HXZbXCGU7pfd2_oh-5ZRkntyJvmYu/view?fbclid=IwAR29Ef4dQYdfOcedhhJ0R6Hw6b9U1fQs37_SYwnfbzZ9MR6FpUdWSVpJA9M&pli=1




