Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Kapen 1.4 ton produkte ushqimore me afat të skaduar

Nën 15, 2023

Doganierët në Terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogram. 

Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër. 

Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganor dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjesionin e ushqimeve derisa kompania  importuese është gjobitur dhe po hetohet.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë importuesit dhe eksportuesit se ata janë përgjegjës për të siguruar që mallrat që ata importojnë ose eksportojnë janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi. Zyrtarët doganorë do të vazhdojnë të jenë vigjilentë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM