Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK i bashkohet Gardës Kombëtare Amerikane në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës

Jan 1, 2021

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM).

Krahas përkushtimit të vazhdueshëm për të avancuar  aftësitë dhe kapacitetet operacionale, FSK po arrin sukseset e saj të mëdha edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar duke fuqizuar në vazhdimësi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshijë FSK-në në misione ndërkombëtare paqeruajtëse, konfirmon edhe njëherë përkrahjen për Kosovën duke e konsideruar si një faktor të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e kudo në Botë. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me SHBA-në dhe  partnerët strategjik në orientimet e saj euro-atlantike.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM