Në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës, u bë ngritja e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Në ceremoni të pranishëm ishin u.d, të presidentit Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra në detyrë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.
Në orën 09:00, në Velani, u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministra tjerë të kabinetit qeveritar.
Po sot, rreth orës 10.00, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme Rozafa Ukimeri, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së, vizituan Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz, ku bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule, në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.