Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përmbyllet projekti “Media si mjet dialogu: Këmbimi i gazetarëve Kosovë-Serbi”

Shk 27, 2015

Pjesëmarrësit kosovarë në projektin “Media  si mjet dialogu: Këmbimi i gazetarëve Kosovë-Serbi”, në një takim të përbashkët, kanë përmbyllur këtë projekt me pasqyrimin e përvojës së tyre gjatë vizitave në Beograd.

“Media as a Means for Dialogue: Kosovo-Serbia Journalist Exchange”,  është një projekt i realizuar nga organizata joqeveritare KosovaLive në bashkëpunim me Asocicacionin e Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (Nezavisno Udruzenje Novinara Srbije) që është mbështetur nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe në Beograd.

Synimi i projektit ishte zgjerimi dhe forcimi i raporteve mes mediave dhe gazetarëve kosovarë e serbë dhe se në projekt morën pjesë gjithsej 30 veta, nga 15 gazetarë/kameramanë nga të dy anët.

Kelmend Hapçiu, drejtori i KosovaLive dhe drejtues i projektit tha se ndonëse qëllimi kryesor i këtij projekti ishte forcimi i komunikimit  mes mediave përmes këmbimit të gazetarëve kosovarë dhe serbë,  ideja ishte po ashtu që mediat dhe gazetarët pjesëmarrës të përfitojnë profesionalisht nga qëndrimet e tyre në Beograd.

Besnik Tahiri, gazetar i televizionit Klan Kosova, tha se udhëtimi  në Beograd ishte një përvojë e veçantë si për nga ana profesionale ashtu edhe për nga mënyra se si u njohënm me shtetin fqinj dhe me njerëzit aty. Ai ka rrëfyer se shpesh policia i ka ndalur për t’i pyetur se çfarë do të xhirojnë, por se nuk kanë pasur problem .

“Shkëmbimi i gazetarëve Prishtinë-Beograd është mënyrë interesante që ta përjetojmë realitetin në vendet përkatëse posaçërisht kur vjen puna të mënyra se si punojnë mediat” ka shtuar Tahiri.

Ndërkaq, Teuta Arifaj, gazetare e Kohavizonit tha se edhe pse ditët kur ajo vizitoi Beogradin ishin të ndjeshme sa i përket raportit Kosovë-Serbi shkaku i tensionit të rishfaqur pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ajo nuk ka përjetuar asnjë incident.

“Pavarësisht situatës së sapokrijuar është lehtësim të dish se në Serbi ekzistojnë njerëz sikur ata që i takova unë që nuk u druajnë paragjykimeve dhe kërcënimeve”, është shprehur Teuta.

Alban Selimi, gazetar i gazetës Zëri tha se në Beograd ka takuar gazetarë korrekt që punojnë në gazetën Blic, por edhe kolegë nga disa media tjera. Gjatë qëndrimit të tij është organizuar festivali “Mirëdita-Dobardan”, që i kushtohej kulturës shqiptare dhe u diskutua në panele të ndara për rishikimin e së kaluarës për të shkuar drejt të ardhmes.

“Projekti në anën tjetër ishte shumë sfidues në kuptimin profesional. Patëm rastin të shkëmbejmë përvoja në mënyrën e organizimit medial në Serbi por edhe në Kosovë. Këto përvoja ishin të mirëpritura për dy palët”, ka thënë Selimi

Bujar Tresi, gazetar i RTV21, u shpreh i kënaqur me temat që ka realizuar përkundër mosgatishmërisë së zyrtarëve serb për të dhënë prononcime për tema të caktuara, dhe i befasuar me gatishmërinë e gazetarëve të agjencisë serbe BETA për të ndihmuar në sigurimin e informacioneve.

“Gazetarët ishin në gatishmëri për të na ndihmuar çdo moment, për të siguruar bashkëbiseduesin dhe për të insistuar që të na sigurojnë burimet e informacionit”, është shprehur ai

Edhe Zija Miftari, gazetar i televizionit Klan Kosova shprehu mirënjohjen e tij për ndihmë që ofruan  të gjithë gazetarët e medias serbe BETA dhe përpjekjet e tyre, edhe pse pa rezultat, për të mundësuar intervistimin e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daciq.

“Vizita në Beograd dhe njohja me kolegë të mediumeve në këtë vend, ishte një përvojë e mirë nga e cila kanë interes në të ardhmen të dy palët” u shpreh ai.

Miftari po ashtu propozoi zgjerimin e projektit në mënyrë që ekipet mos të kufizohen të punojnë tema vetëm në Beograd, por të dalin edhe jashtë kryeqytetit serb ku ka tema me interes për opinionin kosovar.

Fisnik Minci, gazetar i gazetës Koha Ditore, ka thënë se nuk ka pasur problem në sigurimin e burimeve, ka bërë intervista me njerëz me ndikim si Marko Djuric, ka përcjellë një konferencë të Aleksander Vucic  për një varesë masive dhe i është lejuar edhe hyrja në qeveri. Ai po ashtu tha se ka krijuar rrugë komunikimi me shumë institucione serbe të cilat përmes e-mailit apo telefonit i kontakton edhe tani./jll/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI