Media si Mjet Dialogu

KosovaLive punon në ndërtimin e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate, përmes Dizajnimit të projekteve që ndërlidhen me përdorimin e medias si mjet dialogu ndërmjet komuniteteve ndëretnike brenda vendit dhe rajonit.

Nga forumet e nivelit të lartë, që përfshijnë politikanë, gazetar, liderë të komunitetit dhe personaliteteve, deri te konferencat dhe shkëmbimet e gazetarëve, KosovaLive ka qenë dhe mbetet lider në thyerjen e akullit në bisedimet ndër-etnike, që nga ditët e hershme të kohës pas konfliktit në rajon.