Themeluar në Maj të vitit 2015, byroja edukative dhe profesionale e vajzave në KosovaLive, pjesë e GlobalGirl Media (GGM) është një nga byrotë më të suksesshme ndërkombëtare të rrjetit GGM në botë.

Anëtaret e byrosë, janë vajzat dhe gratë e reja nga e gjithë Kosova, të cilat kanë prodhuar qindra artikuj dhe video, kanë marr pjesë në dhjetra punëtori, ngjarje, konferenca dhe kanë përfituar nga trajnimet dhe
aësimet profesionale.

Byroja është paraqitur në gazetat, radiot, televizionet dhe revistat kryesore kombëtare. Artikujt dhe Videot e punuara nga anëtaret që kanë ndjekur trajnimet, janë publikuar dhe ripublikuar në shumë revista të specializuara ndërkombëtare, që fokusohen në fuqizimin e vajzave dhe grave nëpër botë.


Përveç trajnimeve për anëtaret, byroja mbanë edhe punetori, ngjarje, aktivitete dhe konferenca qe nderlidhen me shkrim/raprtim, media, podcast, ndryshimberje, mendim dizejnues dhe koncepte te tjera
te ngjajshme per publikun e gjere.


Shumica e anëtareve tona janë puëesuar, janë duke u trajnuar ose janë duke e vazhduar arsimin e tyre në Kosovë apo jashtë, dhe janë angazhuar në mënyrë vullnetare në diskursin public, apo janë duke kontribuar
në revista të ndryshme ose janë angazhuar në diskursin publik përmes aktiviteteve të tjera.

Mësoni më tepër për rrjetin GlobalGirl Media këtu: www.globalgirlmedia.org

Nderet dhe Çmimet për Lidership:
New York State Honor 2017
UN Women Activists 2018 UN Women Changemaker 2019

Çmimet/Nderet Anëtaret
Comenius Edu Media 2015
Youth Film Fest 2016
Girl’s Voices for Change 2018,2019

Mësoni më shumë për lidershipin këtu: https://p-upload.facebook.com/globalgirlmediakosova/