Build Skills with our trainings

Sign up now!

UP ende nuk shpalos emrat e përfituesve të bursës universitare

Pri 19, 2016

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me vendim nr 4/582 të datës 31.12.2015, kishte shpallur më 11 janar 2016 konkursin për ndarjen e bursave

Mirëpo, kanë kaluar tre muaj dhe ende nuk janë bërë të ditura listat me emrat e përfituesve të këtyre bursave universitare.

Teuta Berisha, studente në vitin e tretë në Fakultetin e Filologjisë, dega Gazetari, sivjet ka konkuruar për herë të dytë për bursë. Ajo thotë se është në pritje të daljes së listave.

“Vitin e kaluar bursa ka qenë në vlerë prej 700 eurosh, ndërsa kam dëgjuar se këtë vit mund të ketë rënie të shumës, gjë që për mua do të ishtë zhgënjyese po të ndodhte”, thotë ajo për Kosova Live.

Vlen të përmendet se deri para 3 vitesh, shuma totale e bursës ka qenë 900 euro. Para dy vitesh, bursat kanë qenë 800 euro, ndërsa vitin e kaluar shuma ka rënë në 700 euro.

Musa Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor, thotë se arsye kryesore pse është vonuar shqyrtimi i aplikacioneve për bursa ka qenë procesi zgjedhor në Universitetin e Prishtinës.

“Pas shqetësimeve të shumta nga studentët, unë si kryetar i Parlamentit Studentor kam pasur takim me anëtarët e Këshillit drejtues të UP-së dhe kam marr premtim që shumë shpejt do të mblidhet bordi i UP-së dhe si punë e parë që do të vendosin në axhendë do të jetë ndarja e buxhetit për bursa si dhe hapja e konkursit për lirim nga pagesa për studentë të kategorive të ndryshme”, sqaroi ai.

Ndërkaq Zeqir Veselaj, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, tha për Kosova Live se pritet që nga java tjetër të ketë informata të detajuara për numrin e bursave dhe shumën që do ta përfitojnë studentët.

Është caktuar Komisioni përkatës për bursa me kryesues prof. Fevzi Berisha dhe shuma do të përcaktohet nga numri i aplikantëve”, tha ai.

Për vitin akademik 2014/2015, bursën e kishin fituar 851 studentë të Universitetit të Prishtinës.
Për të qenë përfitues i bursës universitare, studentët duhet të kenë notën mesatare së paku 9.00.

/Medina Mehmeti – Vajzat Ngrisin Zërin/  

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM