Cili duhet të jetë kontributi ynë për një të ardhme më të qëndrueshme? Kjo është pyetja që do të shtrohet në edicionin e 11-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, që shënoi hapjen zyrtare në hapësirat e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës.
Tema e këtij viti është “Certain Uncertainties”, teksa ekspozita “Cities Connection Project” është një nga aktivitetet e para të edicionit të sivjetmë.
Festivali i arkitektëve, planifikuesve, dizajnerëve e krijuesve, premton një javë plot aktivitete, programi i plotë i të cilave është publikuar në Kosovo Architecture Festival.
Pjesë e ngjarjeve do të jenë edhe hulumtues të përzgjedhur për të udhëhequr ligjërata e punëtori, që do të mbahen në hapësirat e Kino ARMATA.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një nga mbështetësit kryesorë të KAF2023, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.