Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vritet një nxënës në Prishtinë

Mar 1, 2022

Policia njofton për një vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nxënësi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Vdekjen e viktimës R.H. 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar E.V, 15 vjeç, është dorëzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor dhe i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

LATEST PUBLICATIONS

LATEST VIDEOS

LATEST NEWS

LATEST LONGFORM