Ndërtoni aftësi me trajnimet tona

Regjistrohu tani!

Misioni

Si agjencia e parë online e lajmeve me parapagim në Kosovë, e themeluar në vitin 2000, menjëherë pas përfundimit të konfliktit Kosovë- Serbi KosovaLive ka një histori të gjatë të qenit një nga burimet e rralla të pavarura, të paanshme dhe të besueshme në Kosovë. Sot, Kosovalive përdorë median si mjet dialogu, edukimi dhe barazie.

Media si mjet Edukimi:

Duke përdorur mediat innovative të komunikimit, KosovaLive punon në krijimin e aftësive për mendim kritik dhe edukimin medial te të rinjtë, gratë, shërbyesit civil, zyrtarët e lartë dhe gazetarët. Projektet ndërthurin një gamë të gjerë të temave nga Fakenews, Dezinformimi, Votimi, Angazhimi Publik, Fuqizimi i Grave, Ekonomia Qarkore, Mendimi Dizejnues, Ndërmarresia Sociale. Partneritetet me dekada, me institucionet e edukimit të lartë në Kosovë dhe SHBA., i mundësojnë KosovaLive-it të edukojë dhe të angazhojë individë me prapavijë të ndryshme në aktivitete, ngjarje, programe dhe iniciativa shumëgjuhëshe dhe multi-nacionale.

Media si mjet Barazie

Përmes programeve inovative për rritjen e barazisë sociale, ekonomike dhe gjinore, KosovaLive përmireson jetrat e mijëra personave anembanë vendit. Byroja edukativo-profesionale e vajzave, fituese e shumë çmimeve vendore dhe ndërkombëtare, GlobalGirl Media, fokusohet ne fuqizimin e grave përmes programeve mediale, që përmirësojnë pjesëmarrjen publike dhe ekonomike të grave. Partneritetet me organizata e media të udhëhequra nga gratë anembanë botës, i mundësojnë KosovaLive-it ngritjen e zërit të vajzave dhe grave në diskursin global, duke rritur vëmendjen për çështjet më të rëndësishme për rritjen e barazisë anembanë botës.

Media si mjet Dialogu

KosovaLive punon në ndërtimin e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate, përmes dizajnimit të projekteve që ndërlidhen me përdorimin e medias si mjet dialogu ndërmjet komuniteteve ndëretnike brenda vendit dhe rajonit.

Nga forumet e nivelit të lartë, që përfshijnë politikanë, gazetar, liderë të komunitetit dhe personaliteteve, deri te konferencat dhe shkëmbimet e gazetarëve, KosovaLive ka qenë dhe mbetet lider në thyerjen e akullit në bisedimet ndër-etnike, që nga ditët e hershme të kohës pas konfliktit në rajon.

Kosovalive përdorë median si mjet dialogu, edukimi dhe barazie.

Donatorët

Swiss Foreign Ministry

Open Society Institute

USAID

IREX

German Foreign Ministry

Press Now

NED

U.S Embassy, Pristina, Kosovo

U.S. Department of State

FCO

British Embassy Pristina

UNESCO

Balkan Trust for Democracy

Embassy of Sweden in Kosovo

Ministry for Foreign Affairs Sweden

SDC

European Commission

UNDP

KFOS

Helvetas

Greater Good

Internews

Friedrich Ebert Stiftung

Albany Associates

UN Women

UNICEF

Stability Pact for South Eastern Europe

Partnerët

Miami University

GlobalGirl Media

CDRSEE

Institut fur Auslandsbeziehungen

BIRN

Balkan Green Foundation

FHI 360

Env.net

ATRC

AGK

Media Centar Sarajevo

NUNS

BETA news agency

Kettering Foundation

Free Press Unlimited

Down Syndrome Kosova

IKS

LENS

INDEP

WHO

UNV

Lux Development

Girls’ Voices

Women’s Voices Now

EYE

Apple

Adobe

Partners Kosova

Forum MNE

THEMELUESI

KELMEND HAPÇIU

Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv

Kelmendi themeloi KosovaLive menjëherë pas luftës Kosovë-Serbi, kur kishte një nevojë në rritje për raportim të pavarur, të paanshëm dhe profesional. E themeluar fillimisht si një agjenci lajmesh me bazë në abonim, duke dhënë lajme për mediat vendore dhe ndërkombëtare, KosovaLive tani është një organizatë shumë më e madhe që punon drejt demokratizimit, pajtimit, barazisë gjinore dhe edukimit të medias.

BOARDS OF DIRECTORS

BOARD OF ADVISORS

Full Time

Part Time

Vullnetare