Historiku

KosovaLive u themelua në vitin 2000, në një kohë kur nevoja për një agjenci të pavarur të lajmeve, e cila do t’i shërbente skenës mediale në Kosovë ishte në rritje. Themeluar si një organizatë jo-qeveritare, ajo erdhi në dritë me inciativë dhe me mbështetje të OSBE-së, dhe granteve nismëtare nga një konsorcium i donatorëve, ndër ta Ministria e Jashtme Zvicrane, OSI, USAID përmes IREX, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë dhe PressNow, t’i përmendim disa nga më kryesorët.

Për vite të tëra, agjencia e lajmeve, e bazuar në internet, KosovaLive, shërbeu si burimi kryesor i informimit për shumicën e gazetave dhe transmetuesve ditor, si dhe organizatave lokale dhe ndërkombëtare, organizatave jo-qeveritare, dhe institucioneve/organizatave që vepronin në Kosovë.

Shërbimi informativ, shumë i vlerësuar, profesional dhe i paanshëm, i agjencisë shumë shpejtë u bë një nga burimet kryesore të lajmeve për Kosovën, duke e shndërruar KosovaLive në njërën nga emrat më kredibil të mediave në rajon.

Me seli  në qendër të Prishtinës, KosovaLive ka operuar me një staf të vogël, por shumë produktiv. Në të njëjtën kohë, ajo ka zhvilluar një rrjet të korrespondentëve të cilët kanë dërguar storje nga të gjitha qytetet kryesore në Kosovë. Agjencia gjithashtu është fokusuar në ndjekjen e zhvillimeve kryesore në rajon, sidomos të atyre që janë të lidhura me zhvillimet në Kosovë. Për këtë arsye, rrjeti ekzistues i bashkëpunëtorëve, gjatë dekadës së parë të punës së agjencisë, ishte i komplementuar me korrespondentë nga Tirana (Shqipëria), Beogradi (Serbia), Shkupi (Maqedonia) dhe Ulqini (Mali i Zi).

Deri në shndërrimin në agjenci të lajmeve vetëm me parapagim, një vit pas lansimit, webfaqja: www.kosovalive.com, ishte një nga faqet më të frekuentuara shqipe në përgjithësi. Pjesën dërmuese të parapaguesve të agjencisë përbënin shumica e mediave më kryesore kosovare, si edhe një numër i mediave të jashtme, sikurse BBC Monitoring Service dhe Reuters. Për shumicën e radio stacioneve të Kosovës, një version “RTV Lajme” , një radio version i gatshëm  në gjuhën shqip dhe serbe përbënte kurrizin e programeve të tyre të lajmeve.

Institucionet vendore dhe organizatat/institucionet jo-qeveritare dhe po ashtu ishin të parapaguara në shërbimin informativ të lajmeve. Me edicionin në gjuhën angleze – një seleksion i storjeve nga edicioni në gjuhën shqipe – KosovaLive gjithashtu joshi parapagues të tjerë pos mediave. Lista e parapaguesve ku prinin  UNMIK, OSBE, KFOR, po ashtu përbëhej nga një numër i zyreve diplomatike që punonin në Kosovë.

Edhe pse e qasshme në tërësi vetëm për  parapaguesit gjatë dekadës së parë të saj, një numër enorm i vizitorëve përditë e hapnin faqen www.kosovalive.com, në mos vetëm për të lexuar titujt dhe paragrafin kryesor në kategoritë kryesore të saj – lajme, ekonomi, kulturë.

Motoja e KosovaLive në dekadën e parë, ashtu siç u pa nevoja, ishte të ofrojë lajme të shpejta, kredibile dhe të paanshme, përmes mbulimit të çështjeve më me rëndësi për kosovarët, sikurse ishin ato të qeverisjes së mirë, shëndetit, edukimit, çështjet komunale dhe çështjet e ndërlidhura me implementimin e standardeve demokratike që çuan në fillimin e bisedave për statusin final të Kosovës si shtet i pavarur.

 Ndryshimi i skenës mediale, degradimi i sistemit edukativ, derdhja e lartë e trurit, demokratizimi i internetit dhe shfaqja e mediave sociale, e shtyen KosovaLive ta adaptonte shërbimin e tij në dekadën e dytë të ekzistencës. Nga 2013 dhe tutje, KosovaLive e hapi shërbimin e saj informativ për publikun e gjerë, në formë të KosovaLive360, duke u fokusuar në lajmet ditore dhe në storje më analitike. Pas një dekade të reputacionit si një entitet cilësor, kredibil dhe i paanshëm i ofruesit të lajmeve dhe informatave, KosovaLive zgjeroi dhe forcoi fokusin e saj në përdorimin e medias si mjet dialogu, edukimi dhe barazie.

KosovaLive perdorë median si mjet dialogu, edukimi dhe barazie

Parapaguesit

BBC MONITORING SERVICE

REUTERS

OPEN SOURCE CENTER

FBIS

ISI EMERGING MARKETS

ZERI

TEMA

KOSOVA SOT

KOHA

INFOPRESS

EXPRESS

EPOKA E RE

BOTA SOT

24 ORE

PAVARESIA

ILLYRIA

LAJMI

RADIO KOSOVA

RADIO BLUE SKY

TELEVISION KOSOVA

RADIO FREE EUROPE

KOHAVISION

KFOR RADIO

RADIO DUKAGJINI

BUNDESVERMOEGENSERWALTUNG – ZENTRAL BiBLIOTHEK

DUTCH MINISTRY OF INTERIOR

USAID

US EMBASSY PRISHTINA

UNMIK

UNDP

SWISS FEDERAL MINISTRY

OSCE KOSOVO

KFOR

EMBASSY OF JAPAN

ITALIAN LIASON OFFICE

INTERNATIONAL CRISIS GROUP

INTERNATIONAL COMMITTEE OF THE RED CROSS

EUMM HQ

EUROPEAN AGENCY FOR RECONSTRUCTION

BRITISH OFFICE/EMBASSY

AUSTRIAN OFFICE/EMBASSY

FOUNDER

KELMEND HAPÇIU

Founder and Executive Director

Kelmendi themeloi KosovaLive menjëherë pas luftës Kosovë-Serbi, kur kishte një nevojë në rritje për raportim të pavarur, të paanshëm dhe profesional. E themeluar fillimisht si një agjenci lajmesh me bazë në abonim, duke dhënë lajme për mediat vendore dhe ndërkombëtare, KosovaLive tani është një organizatë shumë më e madhe që punon drejt demokratizimit, pajtimit, barazisë gjinore dhe edukimit të medias.

Parapagues

Subvencionues