GGMK

 Themeluar në maj të vitit 2015, byroja edukative dhe profesionale e vajzave në KosovaLive, pjesë e GlobalGirl Media (GGM) është një nga byrotë më të suksesshme ndërkombëtare të rrjetit GGM në botë.

Anëtaret e byrosë, janë vajzat dhe gratë e reja nga e gjithë Kosova, të cilat kanë prodhuar qindra artikuj dhe video, kanë marrë pjesë në dhjetra punëtori, ngjarje, konferenca dhe kanë përfituar nga trajnimet dhe aftësimet profesionale.

Byroja është paraqitur në gazetat, radiot, televizionet dhe revistat kryesore kombëtare. Artikujt dhe videot e punuara nga anëtaret që kanë ndjekur trajnimet, janë publikuar dhe ripublikuar në shumë revista të specializuara ndërkombëtare, që fokusohen në fuqizimin e vajzave dhe grave nëpër botë.

Përveç trajnimeve për anëtaret, byroja mbanë edhe punëtori, ngjarje, aktivitete dhe konferenca që ndërlidhen me shkrim/raprtim, media, podcast, ndryshimberje, mendim dizejnues dhe koncepte të tjera të ngjajshme për publikun e gjerë.

Shumica e anëtareve tona janë punësuar, janë duke u trajnuar ose janë duke e vazhduar arsimin e tyre në Kosovë apo jashtë, dhe janë angazhuar në mënyrë vullnetare në diskursin publik, apo janë duke kontribuar në revista të ndryshme ose janë angazhuar në diskursin publik përmes aktiviteteve të tjera.

Mësoni më tepër për rrjetin GlobalGirl Media këtu: www.globalgirlmedia.org

Nderet dhe Çmimet për Lidership:

New York State Honor 2017
UN Women Activists 2018 UN Women Changemaker 2019

Mirënjohjet Anëtaret
Comenius Edu Media 2015
Youth Film Fest 2016
Girl’s Voices for Change 2018,2019

ANNEA HAPÇIU

Drejtoreshë Themeluese për Kosovë

Annea Hapçiu është këshilltare për Inovacion në KosovaLive. Studimet master i ka përfunduar në Ndërmarrësi Sociale, me fokus në Media për Ndryshim Shoqëror në American University në Washington D.C., përmes Kosovo American Education Fund (KAEF). Studimet Baçelor të Shkencave në Administrim Biznesi i ka përfunduar në Universitetin e Dejtonit, ku ka diplomuar si Skolare e John W. Berry Sr. Pas kthimit në Kosovë, ajo ka themeluar brendin e parë të Yogas në vend, N’Yoga, dhe ka themeluar degën e byrosë edukativo-profesionale të vajzave, GlobalGirl Media Kosova. Për punën e saj në edukim, barazi gjinore dhe projekte artistike, ajo u nderua nga shteti i New Yorkut në vitin 2017. Ajo është listuar si një nga top aktivistet në vitin 2018 dhe top inovatoret në vitin 2019 nga UN Women Euroasia. Në kohën e lirë ajo është recenzente e artikujve shkencor në International Marketing Review dhe kalon kohë duke krijuar projekte si Yoga in Albanian Lands (www.yogainalabanianlands.com). Për më shumë shikoni: /www.linkedin.com/in/anneahapciu.

PERSONA KONTAKTUES

Artiola Babuni
Lularta Buja

Asistente Persona Kontaktues

Merita Azemi
Gjylshahe Feta

Komisionere

WHEN YOU GIVE A GIRL A CAMERA YOU CHANGE THE WORLD

Over

Girls trained in nine countries

Over

Unique pieces of unique global content created

Over

Media partners and growing

%

Of our GlobalGirl Reporters have graduated high school

Have gone on to study media, journalism or fil in colleges, universities

Many are already working in the media industry

GlobalGirl Media Kosovo 

GlobalGirl Media International