Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet konferenca “Metaversi, DeepMediaTek & Grate: Ku qendrojme?

Dhj 27, 2021

KosovaLive, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates, me mbështetje të Zyrës së Komonuelthit dhe Zhvillimit të Jashtëm, organizoi konferencën hibride “Metaversi, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?”

Kjo konferencë e nivelit të lartë, u mbajt më 22 dhjetor 2021, në KosovaLive Hub në Prishtinë.

Kjo konferencë bashkoi ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të medias dhe teknologjisë, zyrtarë të qeverisë, influencerë, gra lidere, pjesëmarrës nga shoqëria civile, si dhe folës e profesionistë të inteligjencës artificiale dhe metaversit.

Konferenca u udhëhoq nga Annea Hapçiu e cila foli për kontekstin e konferencës dhe rëndësinë e diskutimit të një teme të tillë si Metaversi në Kosovë.

Risi nga kjo konferencë ishte folësja nga kompania me renome Meta (ish Facebook), Valeriya Lindholt, e cila foli për Diversitetin, Barazinë dhe Metaverse-in, dhe vështirësitë e menaxhimit dhe krijimit të politikave të përshtatshme për një numër aq të madh të përdoruesve siç e kanë Facebook dhe Instagram tani.

Si dhe Richard Le Vay, nga Ambasada Britaneze në Prishtinë, i cili theksoi rëndësinë e konferencës në industrinë mediale në Kosovë, dhe Patrick Wood, analist i të dhënave, nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili diskutoi më shumë rreth “Deepfakes” dhe rreziqet që paraqesin në botën tonë sot, dhe se si ne duhet të fokusohemi në përdorimin e mediave që verifikojnë faktet.

Konferenca u përbë nga 3 panele ku u diskutua për atë se sa është e përgatitur Kosova për Metaversin dhe DeepMediaTek.

Folës në panelin e parë ishin Agim Kukaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Vildane Kelmendi nga Cacttus Education dhe Jehona Lluka, nga She Inspires dhe Këshillit të Konsulentëve të Biznesit.

Në panelin e dytë u diskutua rreth asaj se a munden mediat e pavarura në Kosovë të adaptohen në mënyrë efekive me Metaversin. Pjesë e këtij paneli ishin: Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të AGK, Doarsa Kica, deputete e Republikës së Kosovës dhe Kryekomisionere për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media dhe Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive në STIKK.

Në panelin e tretë u fol për gratë dhe ku qëndrojmë në të ardhmen e Metaversit dhe DeepMediaTek. Folës në këtë panel ishin Mentor Rexhepi, drejtor ekzekutiv Venture UP, Zana Tabaku, drejtoreshë e APPDEC dhe Violeta Hyseni Kelmendi, anëtare e Bordit të Drejtorëve në Komisionin e Pavarur për Media.

Shikoni fotografite nga konference “Metaversi, DeepMediaTek & Grate: Ku qendrojme?: https://www.facebook.com/media

 

Tematika dhe Prapavija e Konferencës 

“Metaversi, DeepMediaTek & Gratë: Ku qëndrojmë?” 

Komunikimi global u transformua kur interneti u bë pjesë e përditshmërisë gjatë viteve të ‘90ta. U desh vetëm përafërsisht edhe pesëmbëdhjetë vjet që mediat sociale t’i transformojnë shoqëritë tona dhe mënyrën se si ne bashkëveprojmë me përmbajtje, konsumojmë lajme, komunikojmë me të dashurit tanë dhe bëjmë biznes. Demokratizimi i teknologjisë, edukimi dhe qasja në informata e përshpejtoi inovacionin në një shkallë të paparaparë më për njerëzimin siç e njohim, duke bërë Metaversin dhe DeepMediaTek kufinjtë e rradhës që do e ndryshojnë jetën dhe ridefinojnë se çfarë do të thotë të jesh njeri. 

Metaversi, sipas një definicioni më të rrumbullakësuar të USA Today, është një kombinim i disa elementeve teknologjike – realitetit virtuel, realitetit të augmentuar dhe videove – ku përdoruesitjetojnë” brenda një universi digjital. Ky univers digjital i ekzistencës është parapa të jetë një hapësirë ku përdoruesit punojnë, luajnë, lidhen me shoqëri për takime biznesi, koncerte, e deri te udhëtimet virtuale nëpër botë. Sot për t’u kyçur në metaverse të nevojiten një parë syze të dizajnuara veçanërisht nga një kompani e TIK-ut, ngjashëm se si e përdorë telefonin e mençur për t’u qasur në jetën e mediave sociale. Dallimi është që në Metaverse t’i zhytesh komplet në një botë të dizajnuar, ku e ke një avatar (një ikonë apo figurë që të përfaqëson ty si person) e trupi yt fizik është në botën reale (së paku ende). 

Kompanitë teknologjike anembanë botës janë duke nxituar që të marrin hapin e parë në dizajnimin, programimin, komercializimin dhe definimin e Metaverse-it. Kompanitë që merren me investime, investitorët e pavarur dhe njerëzit e zakonshëm janë duke blerë toka, prona dhe vepra arti në Metaverse, po ashtu siç njerëzit sot blejnë rroba, mjete dhe shkathtësi në video-lojra dhe filtra në aplikacionet për modifikim të fytyrës e trupit në media sociale. 

Metaversi po bëhet i mundur nga teknologjitë inovative të quajtura “deep tech”. Këto teknologji janë zbulime komplekse inxhinjerike, të cilat shpeshherë janë radikale, dhe mund të krijojnë tregje të reja apo të çrregullojnë tregjet ekzistuese, duke ndikuar në jetën e përditshme. 

Republic, një kompani financiare e cila specializon në shërbime të investimit në tregjet private, së fundmi ka krijuar një portfolio të diversifikuar të pronave në formë të Non Fungible Tokens (NFTs) nëpër Metaverse të ndryshme, dhe momentalisht ka dhjetra miliona dollarë të rezervuara për investim nga persona anembanë botës. 

Facebook-u së fundmi e ribrendoi veten në Meta dhe e rifokusoi vizionin drejt krijimit të Metaverse-it. 

Disa nga këto teknologji, për shembull DeepFakes, mund të kenë implikime serioze në qëndrueshmërinë e mediave të pavarura, raportimit, mund të ndryshojnë rrënjësisht punën e gazetarëve, mund të kenë ndikim në sigurinë e punës së gazetarit dhe të transformojnë nocionin e dezinformimit, keqinformimit dhe malinformimit siç i njohim sot. Algoritmet e mediave sociale ndryshuan mënyrën se si media konsumohet, rritën qasjen e audiencës, mundësuan ndjekjen në kohë, e bënë të mundshëm gazetarinë qytetare, njëkohësisht turbulluan kufirin në mes të vërtetës dhe trillimit në një shkallë të paparë. 

Si do të ndikojnë Metaverse-it dhe DeepMedia në perceptimin tonë dhe në atë se çfarë është e vërtetë e cfarç jo? Si do të ndryshojë dizajni i Metaverse-it qasjen në informata, mundësitë ekonomike dhe angazhimin qytetar? 

Gratë anembanë botës janë të nënpërfaqësuara në media, inxhinjeri, në deeptek e në shkenca kompjuterike. Si do të kontribuojë në pabarazitë gjinore dizajni i përvojës në Metaverse? Çfarë do të duhet që gratë të arrijnë barazi në Metaverse? Si do të duhet të adaptohet lidershipi i grave?

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI