Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përfundon Sesioni i 2të i Projektit “Kosovo-Serbia:Live”

Pri 6, 2015

Përfundon Sesioni i 2të i Projektit “Kosovo-Serbia:Live”

Është mbajtur sesioni i dytë dhe i fundit i projektit “Kosovo-Serbia: Live” në Prishtinë. Ky projekt është organizuar nga organizata jo-qeveritare KosovaLive Organisation, në Prishtinë, Kosovë dhe Nuns Press (Asociacioni i pavarur i gazetarëve të Serbisë), në Beograd, Serbi me financimin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e shoqërisë civile.

Ky trajnim është mbajtur nga data 3-5 prill, ku në ditën e parë është diskutuar për drejtësinë në tranzicion në mes të Serbisë dhe Kosovës. Për këtë temë ka folur Marijana Toma, zëvendës drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Ligjin Humanitar. Ndërsa për rolin e mediave në drejtësinë tranzicionale ka folur Nora Ahmetaj, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për hulumtim, dokumentim dhe publikim.

Pjesa e dytë e ditës ishte e fokusuar në lidhjen ekonomike të Prishtinës dhe Beogradit. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane së bashku me Nexhat Behlulin kanë diskutuar për raportin e Prishtinës dhe Beogradit në kontekstin ekonomik. Në dy ditët e fundit të trajnimit, pjesëmarrësit u informuan më shumë për krijimin e platformave online si dhe për rëndësinë e mediave sociale në promovimin e punës së tyre gazetareske.

Trajnues ishin, Besa Luci, krye-redaktore dhe bashkëthemeluese e magazinës Kosovo2.0 dhe Vojislav Stevanovic, gazetarë i N1 dhe trajnues për media sociale. Pjesëmarrësit u këshilluan për përdorimin e disa strategjive në media sociale, në mënyrë që puna e tyre të ketë një audiencë më të gjerë. Po ashtu, u theksua rëndësia e mediave sociale si burim i informacionit të përditshëm.

Në këtë trajnim morën pjesë gjithsej 15 gazetarë, 8 nga Kosova dhe 7 nga Serbia. “Zëri”, “Koha Ditore”, “Kosovo 2.0”, “RTV 21”, “Kosovalive360”, “Preport”, “Kohavision” dhe gazetarë të pavarur prezantuan Kosovën në këtë trajnim, ndërsa nga mediat serbe morën pjesë “Vreme”, “Novi magazin”, “Neësëeek”, “Danas”, “BETA”, “CINS” dhe “RTV Vojvodina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI