Organizata mediale KosovaLive para zgjedhjeve lokale të fund tetorit 2017 ka mbajtur tetë punëtori “Votuesit e ri për një të ardhme më të mirë” me të rinjtë të moshës 18 deri 22 të cilët votojnë për të parën herë, si një platformë ku ata do t’i identifikonin nevojat e tyre në komunat ku jetojnë, dhe e cila do të shërbente edhe si stimulim për pjesëmarrje në procesin e votimeve.
Në fokus të këtyre punëtorive interaktive votuesit e rinj janë njoftuar me programet e kandidatëve të cilët garonin në zgjedhje për kryetarë komunash dhe asambleistë, i kanë analizuar premtimet e tyre dhe kanë ngritur problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe bashkëqytetarët e tyre.
Në çdo punëtori kanë marrë pjesë dhjetra votues të rinj të cilët në bashkëpunim me trajnerët kanë dekonstruktuar programet politike të kandidatëve për kryetarë komunash dhe nëse këto programe kanë pasur ndikim në orientimin e tyre politik.
Punëtoritë janë mbajtur në qendrat më të mëdha të Kosovës, përfshirë edhe ato me banorë shumicë serbe: Prishtinë, Graçanicë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Veriu i Mitrovicës, Pejë dhe Gjakovë. Të gjitha këto komuna dhe punëtoritë do të portretizohen veç e veç në javët në vijim.
Prizreni është komuna në përbërjen e së cilës janë 76 fshatra dhe aktualisht konsiderohet se në të jetojnë mbi 200 mijë banorë, dhjetra mijë më shumë se sipas të dhënave që i ofron Agjencia e Statisikave të Kosovës të bazuara në regjistrimin zyrtar të banorëve më 2011.
I njohur për nga arkitektura specifike dhe me numër të madh të objekteve kulturore dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, serbe dhe të komunitetit turk, kjo komunë konsiderohet si qendër më e njohur kulturore dhe turistike në vend.
Megjithatë, këtë trashëgimi të pasur kulturore pushteti paraprak nuk ka arritur ta mbrojë nga shkatërrimi. Edhe tutje në shënjestër të individëve dhe grupeve të interesit është mu qendra (historike) e qytetiti që është në shkatërrim e sipër. Institucionet që me vite të tëra kanë miratuar ligje dhe kanë krijuar mekanizma të ndryshëm. me joefikasitetin e tyre, faktikisht janë vënë në “shërbim” të atyre individëve dhe grupeve. Në Gjykatën Themelore në Prizren aktualisht zhvillohet gjykimi kundër një numri të zyrtarëve komunalë të cilët dyshohet të kenë keqpërdorë postet e tyre zyrtare.
Organizatat joqeveritare, që në fokus të aktiviteteve të tyre kanë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sikur për shembull është !Ec Ma Ndryshe, qysh para disa vitesh kishte tërhequr vërejtjen se komuna e Prizrenit nuk respekton procedura ligjore dhe nuk i përmbush obligimet administrative e financiare ndaj qendrës historike të Prizrenit, sipas ligjeve në fuqi.
Supozohet se gjatë vitit Prizrenin e vizitojnë me mijëra turistë vendorë dhe të huaj. Nëse kësaj i shtohet se Prizerni është qytet të cilin gjatë ditëve më së shumëti e vizitojnë edhe qytetarët e Shqipërisë fqnje si turistë apo për biznese të caktuara, atëherë është e qartë se krahas banorëve të përhershëm, supozohet se në këtë qytet gjatë ditës gravitojnë edhe disa qindra madje mijëra njerëz.
Votuesit e rinj, pjesëmarrësit e punëtorisë në organizim të shtëpisë mediale KosovaLive ”Votuesit e rinj për një të ardhme më të mirë” kanë vënë në shënjestër mungesën e parkingjeve me të cilat, për shkak të arsyeve më parë të përmendura, ballafaqohen edhe vet qytetarët e Prizrenit.
Ata me ndihmën e trajnerit kanë analizuar premtimet e kandiatëve për kryetarë të komunës, sidomos rreth këtyre dy problemeve.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 22 tetor, për kryetarë të komunës kanë garuar kandidatët nga dhjetë parti politike në Kosovë.
Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Mytaher Haskuka nga Lëvizje Vetëvendosje!, Hatim Baxhaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lulzim Kabashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, Sencar Karamuço nga Partia Demokratike Kosovare e Turqve, Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, Osman Krasniqi nga Aleanca Kosova e Re, Nexhmedin Ramadani nga Fjala dhe Veton Qipa nga Alternativa.
Krahas zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, të gjithë kandidatët kanë premtuar zgjidhjen e problemit të parkingjeve.
Dy kandidatët, Shaqir Tolaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizje Vetëvendosje! ndërkaq, kanë pasur rastin të përsërisin premtimet e veta edhe në raundin e dytë të votimit.
Kështu Haskuka bëri të ditur se në qendrën historike nga 362 objekte nën mbrojtjen e shtetit, 226 shtëpi tradicionale janë rrënuara, 65 janë para shkatërrrimit dhe se 30 për qind e sipërfaqeve shoqërore janë uzurpuar.
Kjo do të rregullohet, ajo që ka mbetur do të ruhet. Kjo është historia jonë, e uzurpatorët do të dëbohen nga hapësirat publike, ishte një prej premtimeve të Haskukës.
Të dy kandidatët kanë përmendur zhvillimin e turizmit si pjesë të planit për zhvillimin ekonomik të komunës. Në këtë kontekst, Totaj ka përmendur riformimin e sektorit për turizëm dhe aplikim që komuna do të duhej ta kishte për shkak të promovimit të turizmit. Ai në programin e tij kishte paraparë bashëpunimin me shoqatat e bjeshkatarëve me qëllim të zhvillimit të turizmit malor dhe fshatar dhe ushqimit vendor.
Totaj dhe Haskuka kanë premtuar promovimin edhe të aspektit kulturor dhe rural, respektivisht krijimin e një kalenderi zyrtar të ngjarjeve kulturore dhe të vendosjes. Haskuka ka përmendur si të rëndësishme pjesëmarrjen në panairet e turizmit.
Rreth problemit të mungesësë së parkingjeve në qytet, si një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, të dy kandidatët i kanë prezantuar planet e tyre.
Kështu Haskuka ka thënë se në mandatin e tij, katërvjeçar, janë 300 vend parkingje të reja dhe ka premtuar se pos atyre ekzistuese do të jenë diku rreth 300 deri 400 vend parkingje tjera nëpër lagjet e Prizrenit. Ato 300 vend parkingje të reja do të ndërtohen në tre hyrje të qytetitit, sikur edhe riorganizimin e trafikut urban me qëllim të zvogëlimit të shfrytëzimit të automjeteve private, me çka do të liroheshin edhe trotoaret për këmbësorë.
Shaqir Totaj, nga ana tjetër, ka premtuar ndërtimin e parkingut shumëkatësh nëntokësor e mbitokësor, ku do të paguheshin ata që i parkojnë automjetet e tyre, e do të ndërtohej në partneritetin publiko privat. Me parkimin e automjetit të tyre, atëherë qytetarët do të shfrytëzonin autobusin deri në destinimin e tyre. Ai ka thënë se do të lirohet edhe hapësira që tash shfrytëzohet për parkim apo parkingjet në vet qendrën e Prizrenit. Në debatin televiziv Kallxo.com, ai ka premtuar se për katër vjet do të ndërtohen 870 vend-parkingje.
Sa i përket ndriçimit publik, Haskuka ka premtuar ndriçimin e të gjitha rrugëve në Prizren dhe të gjitha fshatrave në këtë komunë. Në këtë kontekst ka përmendur edhe ndriçimin e projekteve të trashëgimisë kulturore.
Edhe Totaj ka premtuar, nëse e me, çdo merr mandatin, çdo lagje në Prizren do të ketë ndriçim publik.
Edhe pse kandidatët këto dy problemi i kanë lidhur me turizmin, nuk kanë elaboruar më thellë zgjidhjen e tyre, mbase duke konsideruar se qytetarët i dijnë në detaje programet e tyre politike.
Votuesit e rinj, pjesëmarrës të punëtorisë njëzëri kanë shpërehur qëndrimin se është me rëndësi të dalin në zgjedhje. Pos që kanë theksuar se votimi për kandidatët e komunës së tyre ishte e drejtë demokratike që donin ta shfrytëzonin, kishte edhe mendime se zëri i tyre është i rendësishëm në qoftë se dëshirojnë ndryshime dhe perspektiva e qytetit dhe vet qytetarëve.
Një nga pjesëmarrësit ka theksuar edhe si vijon: “Besoj në vlerën e votës sepse ky është obligim i çdo qytetari të kujdesshëm që dëshiron të mirën e vendit ku jeton. Arsyeja pse unë dëshiroj të marr pjesë natyrisht është përgjegjësia e re që i shtohet jetës sime si një qytetar, tani me të drejtë vote”.
Në pyetjen çfarë eventualisht do të mund t’i pengonte çmos ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në votime, shumica ka thënë se nuk ka ndonjë arsye.
Disa pjesëmarrës, megjithatë, kanë theksuar si vijon:
“Ndër arsyet që do të mund të më shtyente të mos marrë pjesë në zgjedhje janë kandidatët pa meritë për të udhëhequr qytetin tim”;
“Nëse shoh se votimet nuk janë në rregull dhe ka korrupsion në vendvotime kjo do të më shtynte të mos bej në demokracinë e vendit tim dhe më bënte që mos të dalë në zgjedhje”;
“Parregullsitë dhe mashtrimi apo korruptimi”;
“Shpresoj se nuk do të kem ndonjë vështirësi për të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ndodhë mund të jetë ndonjë problem në dokumente pasi që është vota ime e parë edhe pse e kam kontrolluar vendvotimim në faqen online të KQZ-së.”
Në pyetjen nëse kanë ndonjë dilemë tjetër apo mendim rreth votimit, disa prej votuesve të rinj, pjesëmarrës të punëtorisë, u përgjigjën kështu:
“Preokupimi im më i madh si qytetar është që kush do të fitojë dhe kush do të na udhëheq edhe për 4 vitet e ardhshme.”
“Sinqeriteti”.
“Preokupimi kryesor është që kandidatët apo kryetarët bëjnë premtime për të punësuar të rinjtë. Por që nuk ia arrijnë qëllimit.”
“Preokupimi ose shqetësimi im më i madh është fakti se premtimet e dhëna nga kandidatët për kryetar komune nëse nuk realizohen atëherë do të jetë një zhgënjim i madh për votuesit.”
Dhe kështu gjatë fushatës parazgjedhore kandidati i PDK-së Shaqir Totaj theksonte se kandidatura e tij nuk duhet të lidhet me pushtetin paraprak lokal në Prizren, meqë edhe vet konsideron se janë bërë gabime, votuesit e rinj, pjesëmarrës të punëtorisë ka vënë në në shënjestër edhe se më nuk kanë besim në pushtetin paraprak, meqë jo vetëm se nuk i kanë përmbushur premtimet, por një numër i tyre edhe dyshohet për keqpërdorimin e postit zyrtar, madje edhe për uzurpimin e tokës publike.
Në periudhën parazgjedhore, në periudhën e raundit të dytë të zgjedhjeve (19 komuna) dhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, organizata mediale KosovaLive njëherësh ka realizuar edhe disa anketa me votuesit e rinj në Kosovë. Synimi i anketave ishte arritja te përgjigja rreth informimit të votuesve kur bëhet fjalë për procesin e votimit, kriteret që ndikojnë që votën e tyre t’ia japin njërit apo tjetrit kandidat. Një pjesë e anketës kishte të bënte edhe me informimin e tyre rreth kompetencave të komunave.
Në anketën me pjesëmarrësit e punëtorisë “Votuesit e ri për një të ardhme më të mirë”, të kryer pas zgjedhjeve, të gjithë konfirmuan se kishin shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike të votës edhe në raundin e parë edhe në balotazh.
Në pyetjen se çfarë vendosi votën e tyre, pjesa dërmuese e pjesëmarrësve të anketës – 66.7 për qind deklaruan se faktor kyç ishin premtimet dhe programet e kandidatëvekëishte
Një shpërndarje krejtësisht e njëjtë në përqindje është dhënë edhe në pyetjen nëse besojnë se kryetari i zgjedhur i komunës do t’i përmbushë premtimet parazgjedhore.
Në raundin e dytë të zgedhjeve lokale të mbajtur në nëntor 2017, ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka. Për të kanë votuar 25.949 qytetarë të Prizrenit me të drejtë vote, respektivisht 50.4 për qind të numrit të tërësishëm të votuesve që dolën në zgjedhje.
Për kundërkandidatin e tij Shaqir Totaj votuan 25.577, respektivisht 49.6 për qind.
Ndryshe, të drejtë vote në komunën e Prizrenin patën gjithsej 168.884 qytetarë, e këtë të drejtë e shfrytëzuan 51.195, respektivisht gjithsej 30.94 për qind.