KosovaLive mbajti trajnim përgatitor me 10 studentë të gazetarisë, të cilët për disa muaj do të punojnë në shkrimin e artikujve të thellë me temë lirinë e shtypit në Kosovë.
Në pjesën e parë të trajnimit, Imer A. Mushkolaj, Kryetar i Bordit të Keshillit të Mediave të Kosovës, i njoftoi pjesëmarrësit/et me burimet e informatave për lirinë e shtypit.
Në pjesën e dytë, Annea Hapçiu, Këshilltare për Inovacion dhe Intrapreneurship në KosovaLive, u prezantoi kurikulën për identifikimin e lajmeve të rreme, kuizin e krijuar për ushtrimin në identifikimin e lajmeve të rreme, si dhe procesin që duhet ndjekur gjatë hulumtimeve primare dhe sekondare për temat e tyre.