Mbi njëzet të rinj nga Vitia morrën pjesë në punëtorinë për Edukimin Mediatik të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, të cilët përmes kurikulës dhe detyrave të ndryshme që ndihmojne në identifikimin e lajmeve te rreme patën rastin të informohen për praninë e lajmeve të rreme në vendin tonë si dhe ndikimin negativ që kanë ato.
Punëtoria u udhëhoq nga tri përfituese të trajnuara, Anda, Fitorja dhe Kreshnikja, nga programi ynë për fuqizimin e grave dhe vajzave të reja, të cilat e përdorën metodologjinë e krijuar nga Annea Hapçiu, për të rritur vetëdijen dhe aftësitë kritike të të rinjve për vlerësimin, analizimin dhe identifikimin e informatave të cilat i krijojnë, konsumojnë dhe shpërndajnë.
Kjo punëtori e Edukimit Mediatik është një nga pesë punëtoritë që do të mbahen me të rinj, të reja dhe edukatore/ë nga: Kaçaniku, Malisheva, Vitia, Skenderaj, Deçani, Prishtina dhe Prizreni.