Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trajnim për të drejtën e medias për jurist dhe profesionist të medias

Tet 15, 2020

Thirrje për Aplikim:

Çka është kjo punëtori: një punëtori dy-ditore mbi peisazhin ligjor për gazetarët dhe mediat, që përfshinë edhe ligjet e Kosovës dhe ato të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për kënd është kjo punëtori: jurist, gazetar, profesionist të medias, rregullatorët apo profesionistë të tjerë të interesuar për profilizim në fushën e të drejtës së medias

Pse jemi duke e mbajtur këtë punëtori: për të fituar dije të përditësuar për zhvillimin e shpejtë të ligjeve, që ndërlidhen me pavarësinë mediale dhe demokratike.

Si do të mbahet: kjo është punëtori praktike, e cila do të ligjerohet nga Peter Noorlander, jurist i të drejtave të njeriut dhe medias, si dhe Florent Spahijës, këshilltar ligjor për media.

Kur do të ndodhë: 26 dhe 27 tetor 2020 (nga ora 9:30-16:00)

Ku do të mbahet: KosovaLive (Pallati i Shtypit, Media Aneksi II, Prishtina, Kosovo)

Numri i vendeve: 10 vende

Punëtoria do të mbahet në gjuhë shqipe, angleze dhe do të ketë përkthim simultan në gjuhën serbe.

Kliko këtu për të aplikuar: https://bit.ly/2HbUA44

Për më shumë informata rreth KosovaLive, referoju: www.kosovalive.org dhe www.kosovalive360.com

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI