Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tryeza e rrumbullakët “Qëndrueshmëria e mediave lokale në Kosovë”

Mar 11, 2022

Përmes projektit “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates, KosovaLive në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka mbajtur tryezën e diskutimit rreth qëndrueshmërisë së mediave lokale me ndryshimet e fundit teknologjike.

Panelistë në këtë tryezë ishin Fatmir Menekshe nga Radio Romano Avazo në Prizren, Edon Gërbani nga Arena Mediale në Gjakovë, Shkumbin Kajtazi nga Jepi Zë në Mitrovicë dhe Milic Petrovic nga Radio Gorazdevac në Pejë.

Gjatë këtij diskutimi u ngritën çështje të ndryshme rreth qëndrueshmërisë së mediave lokale në vend, duke përfshirë vështirësitë e financimit, mosintegrimin e të gjitha gjuhëve që fliten në Kosovë, amortizimin e pajisjeve dhe mundësitë e vogla që mediat lokale i kanë për zhvillim.

Disa nga rekomandimet që dolën nga kjo tryezë janë:

  • Të krijohet një fond për mediat lokale në Kosovë, në mënyrë të krijimit të qëndrueshmërisë;
  • Të krijohen ura bashkëpunimi mes institucioneve qendore, lokale dhe vetë medieve;
  • Të përpilohet një ligj i financimit të medieve lokale, që të sigurohet mbulueshmëri e informatave për secilin rajon të Kosovës;
  • Duke qenë se mediat lokale janë më pranë informacioneve në vende të ndryshme në Kosovë, duhet të ruhet autorësia e publikuesit të parë të lajmit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI