Build Skills with our trainings

Sign up now!

Liqeni i Batllavës: Nën mëshirën e pakujdesisë dhe menaxhimit joadekuat

Tet 17, 2023

Pamja e bukur e Liqenit të Batllavës ka humbur madhështinë nga mbeturinat përreth, të hedhura nga qytetarë e vizitorë që e frekuentojnë liqenin dhe natyrën përreth.

Por, përveç mbeturinave, këtë ujë e ndotin edhe objektet hoteliere dhe shtëpitë, që ndodhen pranë liqenit të Batllavës, nga të cilat derdhen ujërat e përpunuara në liqen, përmes tubave të kanalizimeve që i kanë vendosura aty.

Bedri Statovci, banor në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës, rrëfen për gjendjen e mjedisit të  Liqenit të Batllavës të mbushur me mbeturina dhe të ndotur. Ai kujton kohën kur filluoi ndërtimi i pendës së liqenit të Batllavës në vitin 1959, kur ishte fëmijë dhe kur në zonëne liqenit të sotëm kishte pasur vendbanime.

“Kam qenë fëmijë në kohën kur është ndërtu penda për Liqen, dhe shumë banorë nga aty janë kanëtë detyruar të zhvendosen. Sot në një zonë mund të shihen edhe varrezat e mbetura nga atëherë që tregojnë si dëshmi për vendbanim të atëhershëm.”

Sipas këtij banori të vjetër, liqeni kishte ndikuar në mjedisin përreth duke krijuar një mikroklimë në rrethinë dhe nga kjo në mënyrë indirekte edhe në kulturat bujqësore.

“Prej që është ndërtu Liqeni, ka ndryshu edhe klima e fshatit dhe e rrethinës. Kjo mikroklimë pondikon edhe në të mbjellat, dhe sipas mendimit tim po ndikon negativisht. Netët po janë më të ftohta dhe më të lagështa”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bedriu e kujton liqenin atëherë më të pastër, gjersa sot e sheh më të ndotur se kurrë më parë nga mbeturinat e shpërndara përreth rrugëve, e madje edhe në ujin e liqenit.

Ai shpreh pakënaqesinë për mostrajtimin e ujërave të zeza, duke shpjeguar se plani për trajtimin e ujërave të zeza nuk është përfunduar me vite.

“Ka qenë një plan për trajtimin e ujërave të zeza, por ka me vite që është ndërprerë dhe kjo dërgon në ndotje të liqenit nga ujërat e zeza të cilat derdhen në të. Dhe në bazë të një analize të ujit që e kam bërë, ka dalë se uji ka vlera më shume organike, pra si diçka të gjallë.”

Ankesa të ngjashme dëgjohen edhe nga vizitorët që pushojnë pranë liqenit të Batllavës, të cilët shprehn kritik për mosmenaxhimin e mbeturinave, ndotjeve si dhe për mungesën e investimeve në infrastrukturë nga ana e komunës apo institucioneve shtetërore.

“Mbeturinat i marrim me vete për mos me e ndotë mjedisin këtu, por do ishte mirë që me passhporta që me i hudh aty ku duhet.”

Lidhur me gjendjen e mbeturinave, ujërave të zeza dhe ndikimin e tyre në mjedisin dhe në cilësinë e ujit në Liqenin e Batllavës kemi kërkuar përgjigje nga institucionet pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Zyrtari i Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, Agron Shala nuk është përgjigjur konkretishtnë pyetjet e pyetjet e parashtruara, por më tepër ka folur për funksionimin e këtij institucioni.

“Përderisa Liqenii Batllavës shfrytëzohet kryesisht nga banorët e Regjionit të Prishtinës për ujë të pijes dhe për nevoja të tjera, nga kjo nënkuptohet se ky liqen monitorohet nga Kompanitë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, prandaj po ju propozoj që të i drejtoheni KRU Prishtinës për të dhënat që juve ju nevojiten. Instituti bënë monitorime të cilësisë së ujërave të liqeneve nëse ka ndonjë kërkesë të vecantë për ndonjë rast të ndotjes emergjente, e që deri më tani nuk kemi pasur raste të tilla.”

Shefi i Njësisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dega e Podujevës, njëkohësisht shefi i centralit të fabrikës së përpunimit të ujit nga Liqeni i Batllavës, Arben Smajli tregon se ky stabiliment është në funksion që nga viti 1983. Duke shpjeguar detajisht gjithë ecurinë e përpunimit të ujit nga Liqeni i Batllavës, thekson se sasia e klorit në ujë në dalje prej rezervuarit duhet të jetë 0.5mg/liter, por që te konsumatori mbërrin në rreth 0.2mg/liter, pasi që sasia e klorit distribuohet në tërë rezervuarin me ujë. I tërë procesi i përpunimit të ujit përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm, duke përfunduar se uji ka cilësi të mirë.

Nga KRU “Prishtina” pohojnë se kërkesat për furnizim me ujë nga Liqeni i Batllavës tashmë janë shumë më të mëdha, ndërkohë që tregojnë për vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë funksionimit. .

“Shpenzimet janë të natyrave të ndryshme dhe janë shumë të mëdha, si nga shpenzimet e rrymës elektrike, të ujit, të materieve kimike, dhe nuk ka fitim.”

Njëherësh, theksojnë keqpërdorimet nga konsumatorët me ujin e përpunuar, kryesisht në vendet rurale.

“Po, ka keqperdorime, sidomos gjatë verës dhe gjatë motit të nxehtë. Këtë mund ta veresh përmes shpenzimit që po bëhet, ku vetëm fshatrat e komunës së Podujevës janë duke shpenzuar gati sa qyteti i Podujevës, dhe kjo tregon se uji është duke u keqperdorur. Menjëherë si ndryshon moti, apo kur ka të reshura shpenzimi nëpër fshatra bie dhe kjo tregon edhe më qartë vjedhjen e ujit nga konsumatorët.”

Sa i përket reduktimeve, shefi i centralit të KRU Prishtina për Liqenin e Batllavës thotë se ato bëhen më shumë në zonën urbane për aryse të qëndrueshmërisë së kapacitetit.

“Reduktimet nuk duheshin të bëhen fare, por jemi të detyruar në njëfarë mënyre të bëhen reduktime në qytete që të ulen shpenzimet dhe kapacitetet të jenë më të qëndrueshme, por ka ndodhë në disa raste që me ndaljen e rrymës elektrike pa paralajmërim,është ndalë edhe qarkullimi i ujit.”

Duke shprehur shqetësimin për ujërat e ndotura dhe mbeturinat në Liqen, KRU Prishtina pohon se liqeni pastrohet në kushte kur zbrazet vëllimi i tij. Zona përreth, ndërkaq është pastruar disa herë si nga ana e KRU Prishtina, ashtu edhe nga kompanitë e mbeturinave. Ndërkaq ujërat e ndotura mund të jenë në disa pjesë në mbarimet e Liqenit.

“ Liqenin e Batllavës e pastrojmë kur zbrapset vëllimi i ujit, përndryshe nuk mundemi. Zona përreth pastrohet disa here me aq sa kemi pasur kapacitet, ashtu edhe nga kompania përkatëse e mbeturinave.

Sa u përket ujërave të ndotura pranojnë se mund të jenë në disa pjesë në mbarimet e Liqenit.

“Po, është e vërtetë se ka ujëra të zeza, të cilat nuk do duheshin të ishin aty, pasi ato janë fekale.”

 

 

 

 

 

 

 

Ata kërkojnë nga komuna apo institucionet përgjegjëse të sjellin kontenjerë apo shporta mbeturinash në mënyrë që qytetarët të mos i gjuajnë mbeturinat të shpërndara përgjatë rrugës dhe zonës së liqenit, dhe se me krijimin e kushteve mund të rritet kujdesi ndaj natyës dhe shtohet vetëdijësimi i qytetarëve.

Zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia thotë se mirëmbajten e liqenit të Batllavës e bënë kompania regjionale përmes punëtorëve sezonal.

“Menaxhimi i mbeturinave bëhet nga Kompania Regjionale ‘Pastrimi’, e cila është përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave të ekonomive familjare, si dhe për mirëmbajtjen përreth liqenit të Batllavës, ku kryesisht mirëmbajtja është bërë me punëtorë sezonal për shkak të mungesës së punëtorëve që ka kjo kompani.”

Ai shprehet optimist rreth një plani të hartuar nga Komuna e Podujevës.

“… Komuna e Podujevës ka hartuar një plan për menaxhimin e mbeturinave, ku edhe kanë përfunduar të gjitha procedurat e dëgjimeve publike dhe tash në fund të muajit shtator pritet të miratohet në Kuvend Komunal. Pas hyrjes në fuqi të këtij plani po besojmë sedo të ngritet cilësia e shërbimeve për menaxhimin e mbeturinave.”

Liqeni i Batllavës, i përfshirë si pjesë e komunës së Podujevës, ndonëse një pjesë e tij shtrihet edhe në zonën e komunës së Prishtinës, është një liqen artificial akumulues nga lumi me po të njëjtin emër, lumi Ballaban dhe lumi Turiqicë, si dhe përrenj të tjerë malor. Liqeni. Liqeni, që është rreth 30km larg nga Prishtina, dhe ka sipërfaqe 3.29 km2, rreth 9 km gjatësi, dhe gjerësi rreth 1km. shtrihet në fshatrat Batllavë, Barainë, Ballaban dhe Orllan Thellësia e liqenit ndryshon mes stinëve, por mund të arrijë deri në 48 metra.

Liqeni i Batllavës furnizon me ujë të pijshëm komunën e Podujevës dhe rreth gjysmën e komunës së Prishtinës. Më herët ka furnizuar edhe Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë edhe më të madhe të Prishtinë, deri në ndërtimin dhe funksionimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.

Ky liqen artificial mund të konsiderohet si një ndër pikat më të frekuentuara turistike në Kosovë, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si noti, zhytjet, kajak, ski në ujë, shëtitje në varka, vrapime e të tjera, e me shumëllojshmëri të peshqeve aështë edhe një ndër destinacionit kryesore të peshkatarëve.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë Gjermane.

 

Enis Statovci, 21-vjeçar nga Podujeva, është student i mjekësisë dhe aktualisht ndodhet në vitin e katërt të studimeve në Universitetin e Prishtinës.

Në përputhje me angazhimet e tij në fushën e mjekësisë, ai është i pasionuar edhe për fusha të tjera si aktivizmi mjedisor, shkencat sociale, politika, ekonomia dhe, së fundmi, gazetaria.

Artikulli është realizuar në kuadër të programit Internship & Mentorship të projektit “Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin”.

 

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe mundësohet nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI