Në KosovaLive e kishim të ftuar Vlora Basha – Berisha, drejtoreshë menaxhuese e Kantar TNS Index Kosova, e cila merret me hulumtime sociale dhe ato të tregut.
Ajo i trajnoi pjesëmarrësit/et e programeve të KosovaLive për kodin e veshjes, qasjen ndaj të intervistuarve, llojet e pyetjeve për hulumtime, si dhe për mënyrat e trajtimit të temave të ndjeshme.