Build Skills with our trainings

Sign up now!

Të Rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina Bashkojnë Zërat për Sigurinë Digjitale dhe Shëndetin Mendor

Qer 26, 2026

Të Rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina Bashkojnë Zërat për Sigurinë Digjitale dhe Shëndetin Mendor
Në Kamenicë, të rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina u mblodhën në kuadër të projektit “SafeLine Kamenica–Sarajevo: Siguria Digjitale dhe Shëndeti Mendor i të Rinjve”, për të zhvilluar një dokument rekomandues (policy brief) që adreson çështje të rëndësishme lidhur me shëndetin mendor në hapësirat digjitale dhe sigurinë online.
Dokumenti u hartua mbi bazën e gjetjeve, diskutimeve dhe rekomandimeve të mbledhura gjatë një serie punëtorish të organizuara me të rinj në Kamenicë dhe Sarajevë. Përmes një procesi bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, pjesëmarrësit identifikuan sfidat kryesore me të cilat përballen të rinjtë në mjedisin digjital dhe propozuan masa konkrete për adresimin e tyre.
Qëllimi i këtij dokumenti është që zëri, përvojat dhe nevojat e të rinjve të reflektohen në politikat dhe iniciativat lokale. Për këtë arsye, rekomandimet e hartuara do t’u prezantohen autoriteteve lokale në Kamenicë dhe Sarajevë, duke kontribuar në krijimin e politikave më të ndjeshme ndaj nevojave të brezit të ri.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të zbatuar nga KosovaLive në partneritet me Udruženje za digitalnu transformaciju u BiH, me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Qeverisë Gjermane. Projekti synon të promovojë sigurinë digjitale, mirëqenien mendore dhe bashkëpunimin ndërkulturor mes të rinjve në rajon.
Një falënderim i veçantë i dedikohet Arnisës Aliqkaj, Menaxhere e Projektit, për udhëheqjen, përkushtimin dhe koordinimin e suksesshëm të këtij procesi, si dhe Asmir Vranesit, Ekspert për Angazhimin e të Rinjve, për kontributin e tij të çmuar në fuqizimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe mbështetjen e zhvillimit të rekomandimeve që pasqyrojnë realitetin, sfidat dhe aspiratat e tyre.
Falënderojmë partnerët dhe mbështetësit tanë për besimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në fuqizimin e të rinjve, promovimin e sigurisë digjitale dhe ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë. Iniciativa të tilla dëshmojnë se bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi i të rinjve janë faktorë kyç në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI