Në hapësirën e KosovaLive, për Ditën Botërore të Tokës u mbajt një event ku të ftuar kishim Nikki Murseli nga DYVO shop dhe Mimoza Istrefi nga Organizata GAIA. Ato folën për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, reciklimin, zgjatjen e jetës së produkteve dhe për ekonominë qarkore.
KosovaLive inkurajon të gjitha institucionet, organizatat, bizneset dhe qytetarët të angazhohen më tepër për të mirën e mjedisit, duke ripërdorur produkte, duke blerë lokalisht, duke krijuar biznese ne harmoni me natyrën dhe duke mbjellë drunj e duke kultivuar kopshte dhe pemishte.