Me 21 shkurt u mbajt konferenca “18-Vjeçarët vendosin për të ardhmen”

Konferenca filloi me një panel diskutimi, në të cilin morën pjesë Albesa Aliudhe Brikena M. Avdyli. Paneli diskutues u moderua nga Annea Hapciu. Në këtë panel u diskutuan arsyet e votimit, si te edukohen votuesit si dhe dallimet në mes të zgjedhjeve të kaluara.

Pastaj, u prezantuan të gjeturat e projektit “First Time Voters”, gjatë të cilit në 8 komuna u mbajtën punëtori me të rinjtë të cilët votonin për herë të parë.

Pas prezantimit, u mbajt një panel diskutimi me dy pjesëmarrës të punëtorisë, Bardh F. Ajeti dhe Leart Jusufi.

Konferenca vazhdoi me aktivitete interaktive me pjesëmarrësit.

Për të ftuarit pati edhe një koktej rasti.