Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vajzat fuqizohen e ngrisin zërin e tyre përmes një projekti

Pri 8, 2018

Në organizatën mediale KosovaLive ka filluar projekti “Vajzat e ngrisin zërin”, përmes të cilit synohet fuqizimi i mëtejmë i vajzave të reja kosovare.

Projekti i cili do të zgjasë katër muaj, nga fillimi I prillit deri në korrik, synon avancimin e shkathtësive profesionale të vajzave të interesuara për gazetari me trajnimin përmes punës praktike, duke i përgatitur kështu për industrinë mediale.

Pjesëmarrëse në projekt janë dhjetë vajza, student kryesisht të gjuhëve të huaja dhe gazetarisë, të moshës nga 17 deri në 22 vjet, të cilat kanë interesim për punë media, e të cilat vijnë nga kryeqendra e Kosovës, Prishtina, dhe nga gjashtë komuna të tjera.

“Synimi i projektit, njëherësh është përfshirja e zërit të vajzave në diskursin publik, sikur edhe fuqizimi i tyre i mëtejmë përmes përgatitjes për tregun e punës që i pret pas përfundimit të studimeve,” thotë Kelmend Hapçiu, drejtues i organizatës KosovaLive që implementon këtë projekt, me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Gjatë projekti, vajzat pjesëmarrëse, nën mbikëqyrjen e stafit të KosovaLive, do të trajnohen në shkrimin e artikujve dhe në prodhimin e video-storjeve nga fushat e ndryshme të ndërlidhura me politikë/qeverisje, ekonomi, siguri, shëndetësi, ambient, dhe teknologji e shkencë.

Fillimisht vajzat kanë mbajtur një trajnim tre-ditor nga fusha e gazetarisë, me theks të veçantë në gazetarinë “online” dhe në prodhimin e video-storjeve të shkurtra.

Vajzat pjesëmarrëse e shohin këtë projekt si mundësi të mirë për t`u avancuar në fushën e mediave, për t’i zhvilluar më tej shkathtësitë e tyre në gazetari.

Nita Ismaili nga Gjilani, një nga vajzat pjesëmarrëse, konsideron se ky projekt përpos përvetësimit të njohurive në fushën e gazetarisë, do të ndikojë në fuqizimin e mëtejmë të kosovareve të reja dhe do t’u mundësojë që përmes shkrimeve e videove të ngrisin në pah çështjet me të cilat preokupohen.

“Ky projekt më duket si një mundësi e mirë që të përfitoj aftësi në fushën e gazetarisë të cilat nuk do të kisha mundur t’I fitoj diku tjetër. Është një përgatitje shumë e nevojshme për ne si studentë që të përgatitemi për tregun e punës pararakisht,” tha Fatbardha Shabani, nga Deçani.

Në përfundim të projektit vajzat do të pajisen me çertifikata nga ky trajnim i shkurtër por intensiv në punë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI