Build Skills with our trainings

Sign up now!

WIKIGAP 2 I DEDIKOHET GRAVE, PAQES DHE SIGURISË

Maj 31, 2018

Ambienti i KosovaLive ishte shndërruar në një vend mirëpritës, të ngrohtë dhe gjithçka gati për të filluar edicioni i dytë i Wikigap që i dedikohej grave, paqes dhe sigurisë.

Filloi në orën 10 me një lojë me pe që hidhej të secila vajzë dhe asaj që i gjuhej lëmshi fillonte e prezantonte veten dhe çështjet që i interesojnë, pastaj çështjet hidheshin në diskutim dhe jepej mendimi për ato.

Në pjesën tjetër Blendi Hoxha dhe Arlind Halili si mentorë filluan që të ligjërojnë për Wikipedian dhe mënyrën se si të fusim të dhënat në Wikipedia, si të redaktojmë, të fusim linqet , fotografitë e të tjera.

Dikush merrej me krijimin e videos, fotografisë, ndihmës për internetin, me pyetjet dhe paqartësitë e vajzave dhe me shkrimin e artikullit në mënyrë që asgjë nga ngjarja të mos mbetej pa u shkruar e vizuelizuar.

Tekstet ishin të sjellura nga Rozafa Kelmendi nga UNWOMEN dhe vajzat duke u orientuar në to filluan hulumtimin për burimet e temave.

Rozafa Kelemendi nga UN WOMEN i kishte sjellë pikërisht ato materiale për shkak se sipas saj interneti e shpërfaq pabarazinë që ekziston në shoqërinë tonë.

“Të rinjtë në çdo shoqëri janë ata që thyejnë ciklet e dhunës dhe përmirësojnë gabimet e kaluara. Shpresoj të jeni me ne në betejat tona për barazi gjinore edhe pas kësaj dite”, iu tha ajo.

Nga ana tjetër me entuiazmin që kishin vajzat dukej se shumë pak hapësira (GAP) për temën e gratë, sigurinë e paqen që edhe ashtu lidheshin mjaft mirë me njëra tjetrën si tema.

Annea Hapçiu, drejtoresha e KosovaLive, iu shpjegoi djemve dhe vajzave për rëndësinë e veprimeve të tyre për komunitetin. “Përmes ngjarjeve dhe punëtorive si WikiGap, vajzat dhe djemtë e rinj e kuptojnë se veprimet e tyre ndërlidhen drejtpërdrejt dhe kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në komunitetet e tyre. Ngjarjet e tilla u japin atyre mundësinë që të familjarizohen me konceptin e paqes dhe sigurisë si dhe u ndihmojnë atyre që të shohin veten si pjesë përbërëse dhe jo si nocione të kufizuara nga veprimet e tyre dhe të paprekshëm për ato”.

Media e mysafirë të shumtë nga fusha të ndryshme erdhën për të parë nga afër ngjarjen ndër ta, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, gra nga Policia e Kosovës, nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Shkak pse u zgjodh Wikipedia për të shtuar artikujt është edhe për faktin se nuk është e barabartë në baza gjinore sado që është internacionale. Por, kudo në botë po bëhet përpjekje për të ndryshuar këtë qasje përmes Wikigap,ku në më tepër se 30 gjuhë janë shtuar shumë artikuj.

Ambasadori Nilsson edhe kësaj radhe nuk i kurseu komplimentet për punën e vajzave.

Nilsson iu tha se e vërteta dhe e vërteta qëndron se aq më shumë që përfshihen gratë aq më shumë paqe ka dhe sa i përket rezultateve ndoshta është bërë  pak me këtë fillim, por janë bërë hapa konkretë.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se boshllëku mes këtyre dy ekstremeve është mjaft i gjerë, por jemi këtu për të punuar bashkë dhe pa u ndalur për ndryshimin e këtyre qëndrimeve. Kur ktheheni prapa në shtëpitë tuaja, në klubet e futbollit, në shkolla duhet që të ngrini edhe atje çështjen gjinore”, tha Henrik Nilsson, Ambasadori i Suedisë në Kosovë.

Koordinatorja Anette Fatih- Lihic përfaqësuese speciale/ kryeshefe e këshillimit  politik në kuadër tëzyrës së BE-së në Kosovë fillimisht tha se dua t’iu rikujtoj se projekti i dedikohet të rinjve, pavarësisht pse edhe  18 vjet pas miratimit të rezolutës së OKB-së përparimi nuk është aq i madh.

“Po i referohem jetës së vajzave dhe grave në vendet e konfliktit dhe paskonfliktit. Si OKB ashtu edhe BE janë zotuar se do të punojnë në mbylljen e këtij hendeku kështu që janë miratuar në sërë kornizash politike. 12/35 dhe 18/20 janë pjesë e planit të BE-së për përkrahjen e grave dhe vajzave.

Vendet të cilat aspirojnë të hyjnë në BE duhet të kenë një sërë politikash dhe dokumentesh dhe siç e dini është një proces i gjatë negociatash dhe aspekti gjinor është çështje e përfshirë aty”, theksoi Lihic.

Duke vazhduar me leximin e disa fjalive nga Frederika Mogherini përfaqësueses së lartë të BE-së në Kosovë..

“Përparimi në të drejtat e grave është përparim në të drejtat e njeriut. Shoqëritë që u japin grave raste të barabarta për të pasur prosperitet në jetën ekonomike, politike e shoqërore janë më paqësore dhe prandaj BE ka promovuar barazinë gjinore që nga fillet e para”.

Në vazhdën e fjalimeve frymëzuese ishte edhe ai i Igballe Rugovës- drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës e cila rrëfimin e filloi shumë e emocionuar pasi që sa ishte kthyer nga një panel ku flitej për vrasjen e grave në familje.

“Ne aktivistet më të vjetra krenohemi me ju, e kemi pa te marshojmë s’festojmë përpara ishim nga 80 sosh, po sivjet ishin tepër më shumë gra e 40 përqind burra”, tha ajo.

Më tutje tregoi se në këtë  rrugëtim për aktivizëm qytetar e shoqëror nuk kanë qenë vetëm ngase gratë ishin solidarizuar me njëra tjetrën-këtu në Kosovë madje edhe gra e vajza nga Beogradi i mbronin të drejtat e tyre. Por, kjo nuk i kishte pakësuar paragjykimet pse Igo aktivizmin e saj e shtriu edhe në Serbi.

“Motrat feministe nga Beogradi nisën protestë dhe e quanin Millosheviqin vrasës dhe mbronin të drejtat tona e mua më quanin tradhtare pse shkoja në Serbi. Kemi punuar e vepruar bashkë por nuk kemi qenë vetëm kemi pasur edhe djem e burra që na kanë përkrahur në rrugëtim”,  përfundoi Rugova.

Donjeta Murselaj për të cilën ishte hera e parë që merrte pjesë në WikiGap, tha se i pëlqeu shumë ideja e njohjes me njëri-tjetrin përmes rrjetëzimit të perit, përvoja me futjen e artikujve, fjalimi inspirues i Igballe Rugovës.

”U ndjeva shumë rehat, si në shtëpi,” tha ajo.

Në fund vajzat u shpërblyen për kontributin e tyre dhe u vazhdua me një koktej rasti.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI