Build Skills with our trainings

Sign up now!

Studentet e Universitetit të Prishtinës përfunduan zhvillimin profesional 3 mujorë në KosovaLive

Kor 16, 2018

Për më shumë se një dekadë, KosovaLive ka ofruar mundësi të punës dhe mentorim për studentët e Universitetit të Prishtinës nga Departamenti i Letërsisë Shqipe dhe Departamenti i Gjuhës Angleze.

Studentët kanë pasur mundësi të punojnë nën drejtimin e profesionistëve me përvojë në fushat që vijojnë: gazetari, përkthim dhe përshtatje në gjuhën angleze. Në redaksi, studentët dhe të diplomuarit zhvillojnë shkathtësitë e tyre të shkrimit, të mendimit kritik, të përkthimit dhe të punës në grup; ndërsa, në terren, ata rrisin aftësitë e raportimit dhe të intervistimit.

Më së fundmi Kosovalive ka bashkëpunuar me 4 studente të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Lyra Goga, Rineta Hajrullahu, Lurjana Krasniqi dhe Vesa Prapashtica. Studentet kanë përfunduar zhvillimin profesional 3 mujorë në Kosovalive duke përkthyer dhe përshatur artikuj në dy gjuhët (shqip-anglisht dhe anasjelltas) nën mentorimin e stafit të Kosovalive. Të gjitha artikujt janë postuar në ueb-faqen e Kosovalive360 (www.kosovalive360.com).

Për t’i shikuar fotot, KLIKO KËTU!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI