Build Skills with our trainings

Sign up now!

Pilotimi i Databazës së Unifikuar Nacionale për të Mbijetuarat e Dhunës Familjare

Nën 25, 2018

Trajnimi pilotues i Databazës së Unifikuar Nacionale për të Mbijetuarat e Dhunës Familjare u mbajtë me 8 nëntor 2018, në Cacttus Education, në Prishtinë, me përfaqësues të policisë, gjykatës, strehimores, dhe qendrës për punë sociale.

Gjakova u përzgjodh si përfituese e trajnimit pilotues për databazën, me ç’rast, përfaqësuesit e instucioneve të lartëpërmendura, të cilët janë përgjegjës për menaxhimit dhe raportimin e rasteve do të trajnohen në futjen e të dhënave për rastet e dhunës në familje.

Zëvëndës Ministri i Drejtësisë, respektivisht edhe Koordinatori Nacional, z.Naim Qelaj, u taku me pjesëmarrësitë e trajnimit, si dhe me trajnuesit, dhe potencoi rëndësinë e përditësimit të kësaj databaza, duke i rekomanduar pjesëmarrësitë, që të vokalizojnë kërkesat e tyre që databaza të përmbushë nevojat e tyre në terren.

Krijimi i Databazës së Unifikuar Nacionale për të Mbijetuarat e Dhunës Familjare ka për qëllim unifikimin e rasteve të dhunës në familje, dhe rritjen e efikasitetit të menaxhimit të raportimit të rasteve të dhunës në familje anembanë Kosovës. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, nën menaxhimin e UN Women, dhe implementohet nga KosovaLive, ndërsa databaza punohet nga Cacttus.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI