Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ngjarja Rrjetëzuese – Femsamble

Shk 25, 2019

Të mërkurën, më 20 shkurt, në KosovaLive u mbajt ngjarja rrjetëzuese mes gazetarëve dhe asambleisteve, në kuadër të projektit Femsamble.

KosovaLive ka për qëllim që përmes këtij projekti të krijojë një lidhje afatgjatë mes asambleisteve dhe gazetarëve, në mënyrë që ato së bashku të informojnë publikun mbi çështje politike dhe të shtyjnë përpara çështje të cilat ato dëshirojnë.

Në këtë ngjarje rrjetëzuese morën pjesë asambleiste nga komuna të ndryshme të Kosovës, gazetare të reja si dhe gazetare të cilat janë në fillimet e karrierës së tyre. Temat e diskutimit në panele ishin “Rritja e komunikimit rreth çështjeve që ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të grave dhe fëmijëve” dhe “Rritja e Transparencës dhe llogaridhënies në qeveritë lokale”.

Në panelin e parë, folëse ishin Leonora Shabani Bajraktari – asambleiste në komunën e Prishtinës dhe Dafina Halili – gazetare në Kosovo 2.0.

Dafina Halili – gazetare në Kosovo 2.0.

Ekziston një marrëdhënie e themeluar mes gazetarëve dhe politikanëve burra, por nuk ekzistojnë marrëdhënie të tilla mes gazetareve gra dhe politikaneve gra.” – tha Dafina Halili.

Ajo ka shtuar se kjo është një fatkeqësi sepse gratë mbesin plotësisht të painformuara në lidhje me politikat e brendshme që zhvillohen dhe shumë pak gra arrijnë të shtyjnë përpara politika.

Fatkeqësisht shumica e grave asambleiste i këqyrin politikat e partisë dhe bëjnë vetëm atë se çka u thotë lideri. Leonora Shabani Bajraktari është ndër të paktat që kanë kandiduar për asamble me programin e vet e jo me të liderit partiak. Ajo ka themeluar organizatën “Down Syndrome Kosova”, ka pasur iniciativën për nëna si dhe ka punuar shumë për inkuadrimin e fëmijëve me sindromin Down në shoqëri, për bërjen obligative të kryerjes së punës praktike për studentët e fakultetit të edukimit, logopedisë dhe punës sociale.

Paneli i parë, me folëse Leonora Shabani Bajraktari – asambleiste në komunën e Prishtinës dhe Dafina Halili – gazetare në Kosovo 2.0.

Gjatë punës në organizatë kam lidhur shoqëri me disa gazetare dhe moderatorë. Pas kyçjes në politikë i kam ruajtur kontaktet me gazetare, me ato që mbulojnë anën sociale. Mundohem me tregu që edhe me politikë mund të bëjmë ndryshime.” – tha ajo.

Ne krejt nuk mund ta dimë se çka është duke u diskutuar në kuvendin e asamblesë. Prandaj duhet të bëhet komunikimi mes asambleisteve dhe gazetareve, për t’u informuar se çfarë çështje janë duke u diskutuar. Para se të binë në kontakt me media, asambleistet duhet të lidhen mes vete e t’i lënë anash ideologjitë dhe inatet partiake, për të shtyrë përpara çështje shoqërore dhe politika gjinore.” – ka shtuar Halili.

Në panelin e dytë me temë “Rritja e Transparencës dhe llogaridhënies në qeveritë lokale” folëse ishin Aulonë Memeti – aktiviste dhe Arbresha Berisha – gazetare në Zëri.

Ato folën më tepër për qasjen në informata dhe dokumente publike.

Kosova ofron hapësirë të mjaftueshme për qasje në dokumente publike, por shpeshherë ligjet dhe mekanizmat ligjore që krijohen janë formalisht aty.” – tha Memeti.

Paneli i dytë folëse Aulonë Memeti – aktiviste dhe Arbresha Berisha – gazetare në Zëri

Edhe Arbresha Berisha ka folur për vështirësitë e qasjes në informacion. Ajo thotë se transparenca në Kosovë nuk është në nivelin e duhur.

Edhe pse ligji na garanton qasjen në informacion, shumë herë duhet t’i ndjekësh ndoshta dy-tri ditë për një informatë, dhe në fund, ta jep një informatë që ai vetë dëshiron e jo atë që e kërkon ti.” – ka treguar Berisha.

Fjalën përmbyllëse e pati Besa Luzha nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung. Ajo foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe adresim të çështjeve me rëndësi.

Duhet ta gjejmë mënyrën se si ta realizojmë atë që dëshirojmë. Secila komunë e ka nga një problem. Ato duhet të adresohen dhe të trajtohen.” – tha Luzha.

Sipas saj, demokracia fillon në nivelin lokal dhe secili qytetar i shoqërisë civile duhet të merret me politikë, ngaqë politikë janë edhe arsimi, shëndetësia e mirëqenia.

Paneli i tretë me folëse Besa Luzha, nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office dhe Qendresa Kukaj nga Lens

Përmes projektit Femsamble, me krijimin e marrëdhënieve asambleiste – gazetare dhe informimin në radhë të parë të gazetareve, do të arrihet edhe informimi i shoqërisë për diskutimet që bëhen brenda kuvendeve komunale.

Ky projekt mbështetet nga “Grass Roots Action Support – GRASS”, projekt i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosoë dhe i zbatuar nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS, Lens dhe FES.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI