Në kuadër të projektit Femsamble, KosovaLive është duke trajnuar dhe përgatitur asambleistet dhe asambleistet perspektive me aftësi për zgjidhjen e problemeve ne mënyrë kreative përmes metodologjise së Mendimit Dizejnues (Design Thinking).
Gjatë punëtorive të udhëhequra nga Annea Hapciu, Këshilltare për Inovacion në KosovaLive, katër ekipe nga pesë gra dhe vajza, nga profesione të ndryshme nga e gjithë Kosova, janë duke punuar në dizajnimin e intervenimeve për të rritur angazhimin e grave dhe vajzave në diskursin publik.