Për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, KosovaLive i mbolli 25 fidane pemësh dhe dy mure të gjalla në hapësirën e oborrit të SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë.
Për këtë vit, tema e kësaj dite është “Pyjet dhe Edukimi”, prandaj Rina Kryeziu mbajti një ligjëratë të shkurtër edukative për rëndësinë e pyjeve dhe mbjelljes së pemëve.
KosovaLive inkurajon të gjitha OJQ-të, bizneset dhe institucionet të kontribuojnë në mbjelljen e pemëve në hapësira publike.