Për Ditën Botërore të Tokës KosovaLive dhuroi 15 selvija, të cilat u mbollën në hapësirat e oborrit të dy shkollave në Prishtinë, në shkollën “Xhemail Mustafa” dhe atë “Ismail Qemali”.
Fëmijët ishin shumë entuziastë për të ndihmuar. Gjithashtu, Floriana Kadiri e mbajti një ligjëratë të shkurtër para tyre, për rëndësinë e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.
Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian, përkrahur nga Env.net dhe ATRC dhe u implementua nga KosovaLive.