Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Edukimi Mediatik” në Kaçanik: Rritja e vetëdijes për identifikimin, vlerësimin dhe analizimin e informatave

Maj 21, 2019

Mbi njëzet të rinj nga Kaçaniku morrën pjesë në punëtorinë për Edukimin Mediatik të mbajtur në Qendrën Rinore “Shtëpia e Shpresës” – në Kaçanik, të cilët patën rastin të analizojnë, vlerësojnë dhe diskutojnë për mënyrën se si krijohen lajmet dhe se si ndikojnë ato në shoqëri. Ata shqyrtuan llojet e lajmeve të rreme, mënyrën e luftimit, e plotësuan një kuiz ku identifikuan lajme të rreme, analizuan raste per studim, të lajmeve të rreme dhe atyre të paanshme.

Punëtoria u udhëhoq nga tri përfituese të trajnuara, Anda, Fitorja dhe Kreshnikja, nga programi ynë për fuqizimin e grave dhe vajzave të reja, të cilat e përdorën metodologjinë e krijuar nga Annea Hapçiu, për të rritur vetëdijen dhe aftësitë kritike të të rinjve për vlerësimin, analizimin dhe identifikimin e informatave të cilat i krijojnë, konsumojnë dhe shpërndajnë.

Kjo punëtori e Edukimit Mediatik është një nga pesë punëtoritë që do të mbahen me të rinj, të reja dhe edukatore/ë nga: Kaçaniku, Malisheva, Vitia, Skenderaj, Deçani, Prishtina dhe Prizreni.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI