Gjatë muajit qershor, një ekip i pjesëmarrësve të projektit iEngage&iWrite, janë duke punuar në temën Siguria e Kosovës ndaj terrorizmit të brendshëm dhe të jashtëm. Teuta Avdimetaj, konsulente në hulumtime dhe në politika të sigurisë, mbajti për pjesëmarrëset një prezantim rreth sigurisë së Kosovës ndaj terrorizmit të brendshëm dhe të jashtëm, kujdesit në raportimin e terrorizmit, sa është e sigurt Kosova nga aktet terroriste, dhe burimet nga vijnë kryesisht lajmet dhe motivet për terrorizëm.
Gjatë prezantimit ajo gjithashtu i përfshiu platformat e ndryshme që mund t’i përdorin pjesëmarrësit, për t’i rritur aftësitë për analizimin e të dhënave dhe përdorimin e tyre në artikujt që i shkruajnë dhe në videot që i krijojnë në kuadër të projektit.