Thirrje për Aplikim për punëtorinë “Womair”: Vajzat dhe Gratë Luftojnë Ndotjen e Ajrit (Apliko këtu: https://forms.gle/vYqcvbCkevknqpwp7)
Sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi, ndotja e ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme, vret mbi 7 milionë persona çdo vit.
Kosova çdo ditë e më tepër është duke u ballafaquar me ndotjen e ajrit, ujit dhe me mungesën e hapësirave të gjelbërta dhe mekanizmave të tjerë të cilat mund ta luftojnë ndotjen dhe efektet negative të saj.
Vitin e kaluar, Prishtina u radhit si ndër qytetet më të ndotura në Evropë, duke kontribuar në një numër të problemeve shëndetësore te fëmijët e të rriturit, njëkohësisht. Edhe pse Prishtina dhe rrethina e saj janë ndër vendet më të njohura për ndotjen e ajrit, edhe qytetet dhe fshatrat e tjera nëpër Kosovë, ballafaqohen me problemin e ndotjes së ajrit.
Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Amerikë, ndotja e ajrit ka ndikim negativ veçanërisht te gratë që planifikojnë të mbesin shtatzënë dhe gratë shtatzëna, të cilat mund të kenë probleme respiratore, kardiake, aborte të padëshirueshme, e në rastet më të rënda edhe vdekje të foshnjave. Nënat e ekspozuara në ambiente me ajër të ndotur mund të lindin foshnja më pak të shëndosha dhe me peshë më të vogël.
Prandaj, KosovaLive fton të gjitha gratë që planifikojnë të mbesin shtatzënë apo janë momentalisht shtatzënë të aplikojnë për të marrë pjesë në punëtorinë edukative “Womair”, ku do të mësojnë për mënyrat më efektive për përmirësimin e ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu, do të mësojnë për taktikat më efektive të mbrojtjes nga ajri i ndotur dhe kujdesi nga ndotjet e tjera.
Thirrja për Aplikim është e hapur deri: të Dielen, me 18 Gusht, 2019.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Kosovë e Shëndetshme” i cili financohet ngaLuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency dhe implementohet nga UNDP Kosovo, UN Volunteers, World Health Organization (WHO)