Build Skills with our trainings

Sign up now!

Cirkonomia: Konferenca e Parë mbi Ekonominë Qarkore në Kosovë

Sht 25, 2019

Më 25 shtator, e mërkurë, nga ora 10:00 deri në 14:00 në KosovaLive u mbajt konferenca “Cirkonomia”.

Cirkonomia është konferenca e parë mbi Ekonominë Qarkore që organizohet në Kosovë. Qëllimi i kësaj konference është informimi dhe rritja e vetëdijes së përgjithshme mbi konceptin e ekonomisë qarkore dhe përgjegjësisë individuale dhe kolektive për nxitjen e zhvillimit të saj.

Konferenca mblodhi përfaqësues nga shoqëria civile në Kosovë dhe rajon, akademia, përfaqësues nga institucionet nacionale dhe lokale, përfaqësues të bizneseve dhe studentë.

Folës në panel ishin:

Niveli Nacional:
Valdrin Lluka (ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë),
Mimoza Kusari Lila (deputete në kuvendin e Kosovës, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe ish-kryetare e komunës së Gjakovës)

Niveli mikroekonomik:

Visar Ramajli (ndërmarrës i shumëfishtë dhe bashkëpronar i kompanisë KIVO),

Niveli rajonal:
Kushtrim Kaloshi (drejtor ekzekutiv i Advocacy Training and Resource Center – ATRC),
Dusko Hristov (president dhe CEO, Balkan Bridges, Env.Net partner per Maqedoni)

Niveli mikroekonomik dhe jo-fitimprurës:
Astrit Panxha (drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës),
Nora Latifi Jashari (drejtoreshë ekzekutive e Institutit GAP),
Driton Bajraktari (drejtor ekzekutiv i Kosova Social Enterprise Foundation),


Temat që u diskutuan në panele ishin:

Çfarë janë duke bërë institucionet nacionale dhe lokale për të stimuluar ekonominë qarkore në Kosovë?
Çfarë është duke ndodhur në rajon në fushën e Ekonomisë Qarkore?
Cili është roli i organizatave, asociacioneve, bizneseve dhe akademisë në stimulimin e ekonomisë qarkore?

Gjithashtu, Annea Hapciu, këshilltare për inovacion në Kosovalive prezantoi gjetjet nga hulumtimi mbi perceptimet dhe njohuritë në Kosovë rreth konceptit të ekonomisë qarkore.

Për më shumë fotografi nga ky event, vizitoni albumin në faqen tonë të facebook-ut, në këtë link:
https://www.facebook.com/pg/kosovalive.org/photos/?tab=album&album_id=10157267487350520

Konferenca u financua nga #BashkimiEvropian, në kuadër të projektit CircMedia dhe u mbështet nga Env.net, ATRC dhe u
organizua nga KosovaLive (www.kosovalive.org).

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI