Thirrje për Aplikim:
Puna në ambiente traumatike është rutinore për shumë gazetarë në Ballkanin Perendimor. Nuk duhet të jesh në një zonë lufte për ta gjetur vetën në një situatë të intervistimit të kontribuesve të ndjeshëm apo në ndonjë situatë të rrezikshme, ku dhuna fizika mund të jetë e mundur.
Kjo punëtori dy-ditore fokusohet në qëndrueshmërinë mentale. Çfarë ju duhet gazetarëve për të ditur për traumën që të rrisin aftësinë e tyre për të punuar në mënyrë efektive dhe të sigurtë për temat më të vështira.
E udhëhequr nga Gavin Rees nga Dart Centre dhe Visar Sadiku, psikolog, trajnimi do të ketë natyrë participatore me informatat e fundit mbi temat:
– Pse duhet gazetarët të inkuadrojnë vëtëdijësimin ndaj traumës në punën e tyre
– Reagimet traumatike (cilat janë ato dhe si ndikojnë te gazetarët, po edhe te njerëzit që i intervistojnë)
– Hapa praktik për të rritur qëndrueshmërinë dhe aftësinë ripërtritëse pas sfidave, abuzimit, frikësimit
– Praktikat më të mira për intervistimin etik dhe punën e sigurtë me burimet dhe kontributorët e ndikuar nga trauma.
– Kujdesi kolektiv. Çfarë mund të bëjnë gazetarët që t’i mbështesin kolegët.
Kur do të ndodhë: 22 dhe 23 tetor 2020 (nga ora 9:30-16:00)
Ku do të mbahet: KosovaLive (Pallati i Shtypit, Media Aneksi II, Prishtina, Kosovo)
Punëtoria do të mbahet në gjuhë shqipe, angleze dhe do të ketë përkthim simultan në gjuhën serbe.
Për më shumë informata rreth KosovaLive, referoju: www.kosovalive.org dhe www.kosovalive360.com
Kliko këtu për të aplikuar: https://bit.ly/33Gn8vK
*Kjo punëtori është vetëm për gazetarë/e që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.