Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: Trajnim mbi Edukimin Medial

Jan 22, 2021

Dëshironi që të mësoni më shumë rreth Edukimit Medial?

Çdo ditë e më shumë teknologjia po avancohet dhe njerëzit po përdorin platforma për krijimin dhe distribuimin e informatave. Me zhvillimin e teknologjisë po bëhet çdo ditë e më i vështirë vlerësimi i lajmeve dhe informatave të vërteta dhe korrekte.

Të gjithë sot jemi gazetarë, të cilët shkruajmë, krijojmë, raportojmë dhe shpërndajmë infomata në media sociale.

Nëse ju jeni entuziast të mediave, KosovaLive ju fton në një trajnim interaktiv për edukimin medial.

Kush mund të aplikojë: Vajzat dhe Djemtë nga vendet: Hajvali, Kodra e Trimave, Han i Elezit, Mitrovicë, Vushtrri, Kaçanik, Viti, Kamenicë, Deçan, Drenas/Gllogovc nga mosha 16+.

KosovaLive do të mbulojë mëngjesin, drekën, pijet freskuese dhe snacks.

Pjesëmarrësit që i përfundojnë me sukses dy ditët e trajnimit do të certifikohen.

Afati i fundit për aplikim: 26 Janar 2021, ora 13:00

Vegëzën për aplikim mund ta gjeni këtu: shorturl.at/oIN78

Ky trajnim mbahet në kuadër të projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI