Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim për rininë nga Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina për programin Community College Initiative (CCI)

Pri 8, 2021

Community College Initiative (CCI) Program

Rritni aftësitë dhe ekspertizën tuaj në një kolegj komuniteti të SHBA-ve!

Afati i fundit për aplikim: 25 Prill 2021

Community College Initiative (CCI) Program, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan u ofron mundësi individëve nga Kosova të zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqësisë, të aftësohen profesionalisht dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës angleze, duke studiuar në një kolegj komuniteti në Shtetet e Bashkuara. Programi CCI u siguron pjesëmarrësve nga regjioni i Kosovës së mesme një program akademik një-vjeçar, jo të gradës, në një kolegj komuniteti amerikan. Që nga themelimi i programit në 2007, 75 kolegje të komunitetit kanë pritur mbi 3,000 pjesëmarrës të CCI nga 21 vende të botës.

Mbi Programin

Programi CCI inkurajon një përvojë të përgjithësuar të të mësuarit dhe shkëmbimit, dhe përqendrohet në pesë shtylla të programit: akademike, shkëmbimit kulturor, mësimit përmes shërbimit, zhvillimit profesional dhe karrierës, dhe udhëheqësisë dhe planifikimit për veprimi. Të gjitha shtyllat e programit CCI janë të rëndësisë së njëjtë. Programi u siguron pjesëmarrësve një program akademik, jo të gradës, në një kolegj komuniteti amerikan, dhe është i krijuar për të ndërtuar aftësitë teknike të pjesëmarrësve në fushat e aplikuara, për të rritur aftësitë e tyre të udhëheqësisë dhe për të forcuar njohuritë e tyre në gjuhën angleze. Programi gjithashtu ofron mundësi për praktika profesionale, mësim përmes shërbimit dhe angazhimit në komunitet. Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit kthehen në shtëpi me aftësi të zgjeruara për t’i ndihmuar ata të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Programi CCI demonstron angazhimin e SHBA-ve për të rritur qasjen në arsimin e lartë për studentët ndërkombëtarë nga komunitetet e nënpërfaqësuara dhe thekson mjedisin e të mësuarit që ofrojnë kolegjet e komunitetit në SHBA. Programi gjithashtu ndihmon kolegjet e komunitetit në përpjekjet e tyre për të thelluar partneritetet dhe programet ndërkombëtare.

Kolegjet e komunitetit janë kryesisht të financuara publikisht, dhe janë institucione lokale gjithëpërfshirëse që mirëpresin të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë, pavarësisht nga prapavija financiare, përkatësia etnike apo përvoja e mëparshme akademike. Kolegjet e komunitetit ofrojnë kurse individuale (kreditore dhe jo-kreditore), programe çertifikatash, trajnime për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe gradën Associate. Klasët e gradës Associate në kolegjet e komunitetit janë afërsisht të barabarta me ato të ofruara në dy vitet e para të një programi bachelor katër-vjeçar. Në Shtete e Bashkuara ka më shumë se 1,100 kolegje të komunitetit, publike, të pavarura dhe ato fisnore. Kolegjet e komunitetit nganjëherë referohen si kolegje teknike ose kolegje fillestare.

Fusha e Studimit

Programi CCI ofron tetë fusha të studimit. Kandidatët nga Kosova do të aplikojnë për një program pilot për të studiuar në fushën e mediave me një përqendrim të ri në nënfushën e medias digjitale dhe komunikimit. Ky program akademik do të përfshijë një spektër lëndësh që ndërtojnë njohuri rreth pasqyrës dhe edukimit mediatik, mediave digjitale dhe komunikimit.

Pjesëmarrësit do të punojnë me koordinatorët e tyre të programit në secilin kolegj nikoqir për të zhvilluar një plan studimi individual brenda fushës së studimit dhe drejtimit. Pjesëmarrësit duhet të zhvillojnë objektivat e tyre brenda këtyre fushave të studimit. Në aplikacion, pjesëmarrësit duhet të përshkruajnë interesimin e tyre në fushat e e propozuara të studimit, përvojën e tyre dhe qëllimet afatgjate.

Aplikantët e programit CCI aplikojnë vetëm në programin CCI dhe jo në programe specifike të gradës në institucione të veçanta. Bazuar në aftësitë e tyre të gjuhës angleze, pjesëmarrësit do të kenë qasje në klasa të niveleve të ndryshme në kolegjin e komunitetit të programit CCI. Pjesëmarrësit mund të fitojnë çertifikatë akademike në fushën e tyre të studimit ose të ndjekin lendë që janë të rëndësishme për qëllimet e tyre profesionale. Programet e çertifikatave nuk janë të disponueshme për të gjitha programet në të gjitha kampuset dhe varen nga faktorë të shumtë, përfshirë nivelin e gjuhës angleze. Pjesëmarrësit do të kombinojnë lëndë akademike ose profesionale me përvojën praktike të dorës së parë përmes punës praktike dhe mësimit përmes shërbimit në komunitet të cilat do t’i ndihmojë ata të ndërtojnë aftësitë dhe kapacitetet e tyre profesionale.

Kriteret për Aplikim

  • Të jeni nga komunat rurale të Kosovës: Klinë, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.
  • Të jeni qytetar, shtetas ose banor i përhershëm i kualifikuar për të mbajtur një pasaportë të vlefshme të lëshuar nga Republika e Kosovës.
  • Të jeni duke jetuar në Republikën e Kosovës.
  • Të jeni 18 vjeç ose mbi 18 vjeç me 1 korrik 2021.
  • Të keni diplomë të shkollës së mesme.
  • mos keni përfunduar studimet e nivelit Bachelor ose më lartë në fushën ku nominoheni për ta vijuar programin CCI. Të nominuarve pa edukim të lartë do t’u jepet përparësi në vendosje.
  • Të keni demonstruar përkushtim në fushën e zgjedhur të studimit përmes përvojave akademike ose profesionale. Programi synon të identifikojë pjesëmarrësit me aftësi apo interesim të dëshmuar dhe përvojë të kufizuar profesionale në fushat e studimit të ofruara.
  • Të keni njohuri të mesme apo të mirë të gjuhës angleze.
  • Të keni përvojë të limituar ose fare të studimit jashtë vendit. Të nominuarve pa asnjë përvojë studimi paraprak jashtë vendit ose udhëtimi në Shtetet e Bashkuara do t’u jepet përparësi e vendosjes.
  • Të dërgoni një aplikacion të plotë dhe origjinal.
  • Të jeni në gjendje për të marrë vizën J-1 të SHBA-ve dhe të plotësoni kushtet e programit për të ruajtur statusin e vizës J-1.
  • Të jeni të gatshëm dhe të aftë fizikisht për të përfunduar programin në tërësinë e tij, duke përfshirë aktivite ose udhëtime që mund të organizohen në çdo ditë të javës, përfshirë orët e e hershme të mëngjesit ose oret e vona të mbrëmjes.
  • Të jeni të përkushtuar për tu kthyer në Kosovë pas përfundimit të programit dhe të përmbushni kërkesën për qëndrim dy-vjeçar për vizën J.
  • Të jeni në gjendje të filloni programin e shkëmbimit akademik në Shtetet e Bashkuara në korrik 2021.

Programi CCI është program i hapur dhe i bazuar në merita. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen brenda vendit për kualifikim dhe do të vlerësohen nga një panel i specialistëve të programeve të shkëmbimit. Aplikantët e përzgjedhur do të intervistohen në vendet e tyre nga një komitet nominimi. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre në vazhdimësi nga pranvera deri në verën e vitit 2021.

Programi mbulon:

  • Mbështetje për marrjen e vizës J-1.
  • Udhëtim vajtje-ardhje nga qyteti i lindjes së pjesëmarrësit në institucionin nikoqir në Shtetet e Bashkuara.
  • Tarifat e shkollimit dhe detyrimet e kolegjit.
  • Akomodimi dhe ushqimi.
  • Bursë e vogël për libra, materiale dhe shpenzime të tjera.
  • Mbulim i kufizuar i aksidenteve dhe sëmundjeve në përputhje me vizën J.
  • Një sërë aktivitetesh për zhvillimin personal dhe profesional.

Të gjithë aplikantët duhet ta dërgojnë aplikacionin e kompletuar përmes emailit tek cci.ks@americancouncils.org deri me datën 25 prill 2021. Në mënyrë që një aplikacion të konsiderohet i plotë, aplikacioni duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i aplikimit: Aplikantët duhet të japin informacion të plotë për të gjitha pyetjet. Mos e lini pyetje bosh. Nëse një pyetje nuk vlen për ju, shkruani “NA”. Nënshkruani dhe datoni formularin e aplikimit.
  • Pyetjet ese: Aplikantët duhet t’i përgjigjen të gjitha pyetjeve brenda aplikacionit. Përgjigjet duhet të jenë punë e vetë aplikantit.
  • Diploma e shkollës së mesme: Një kopje e diplomës së shkollës së mesme të aplikantit, me një përkthim në anglisht.
  • Transkriptet: Një kopje e transkriptes së notave të aplikantit për vitin më të fundit të studimit të përfunduar (shkollë e mesme ose universitare). Transkripti mund të jetë në gjuhën lokale me një përkthim në anglisht.
  • Rezultatet e testit të gjuhës angleze, nëse është e disponueshme: Dërgoni raportin zyrtar të rezultatit të testit të gjuhës angleze.
  • Pasaporta ndërkombëtare, nëse është e disponueshme: Dërgoni një kopje të faqes të të dhënave të pasaportës. Nëse nuk keni ende një pasaportë ndërkombëtare, rekomandohet që të filloni procesin e aplikimit për një pasaportë pasi mund të duhet një kohë e konsiderueshme për të marrë.

Të lutem, gjeje linkun për CCI këtu në shqip këtu: https://kosova.americancouncils.org/cci-alb

Ky artikull është i sponzorizuar. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI